1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Politikanët dënojnë sulmin ndaj policit në Kosovë

25 Shtator 2023

Politikanë gjermanë e dënojnë njëzëri aksionin e djeshëm kundër policisë së Kosovës. Një përmbledhje

Nëj polic i armatosuar në rrugë, i maskuar, ka ngritur njërën dorë duke i dhënë sinjal makinave që të lëvizin.
Polilcë të Kosovës gjatë patrullimit në rrugën drejt fshatit Banjskë, 24 shtator 2023 Fotografi: Ognen Teofilovski/REUTERS

Pas ngjarjeve të djeshme, 24.09. 2023  në Kosovë, në Prishtinë u nis menjëherë i dërguari i Republikës Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për t'u njohur më afër me situatën. Pas një takimi me kryeministrin Kurti në Prishtinë, Sarrazin tha, ndër të tjera:  

"Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm kriminal dhe terrorist kundër Policisë së Kosovës. Jemi këtu për t'i shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona anëtarëve të familjes, policisë së Kosovës dhe gjithë vendit."

Thomas Hacker, deputet liberal në Bundestag, FDP, shkroi në X: 

"Përshëndes vendimin e Manuel Sarrazinit për të udhëtuar sot në Kosovë. Ngjarjet e tanishme kriminale ushqejnë edhe më shumë situatën tashmë të tensionuar. Mendimet e mia janë me familjarët e oficerit të vrarë nga policia e Kosovës." (TH)

Manuel Sarrazin, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor Fotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Deputeti gjerman, Boris Mijatovic, Të Gjelbrit, bëri përgjiegjës Serbinë. 

"Serbia dhe regjimi i Vuçiçit mbajnë përgjegjësi të plotë. Kushdo që ka vite që grumbullon armë në manastire mban përgjegjësi kur njerëzit vriten me ta. Loja e dyfishtë midis Kishës Ortodokse dhe shtetit serb duhet të ndalet - në të gjithë rajonin.”

 

Politikanë gjermanë e kanë dënua njëzëri aksionin e djeshëm kundër policisë së Kosovës. Një përmbledhje Michael Roth, socialdemokrat dhe kryetar i Komisionit të Bundestagut për Çështje të Jashtme.

"Thjesht nuk ka fund dhuna brutale. Tani u vra një polic kosovar. Me sa duket, bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të nxjerrë tani presidenti Vuçiç.

Knut Abraham, CDU, dhe raportues i grupit parlamentar të kristdemokratëve dhe kristsocialëve, CDU/CSU:

"Dy ditë pasi presidenti serb Vuçiç mohoi  integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në fjalimin e tij të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njerëz të armatosur rëndë vranë sot në mëngjes një oficer policie të Kosovës. E dënoj ashpër këtë akt terrori në territorin e Kosovës dhe pres një reagim të fortë nga qeveria e Gjermanisë”.

Peter Beyer, CDU, raportues, për Kosovën në Bundestag, shkroi në Twitter: 

"Ashtu si të gjitha krimet, kjo vepër e tmerrshme vetëm mund të dënohet dhe duhet të hetohet dhe autorët e krimit të sillen para drejtësisë. Ka një nevojë  të madhe për de-eskalim nga të gjitha anët.”