1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ngjyra tjetër e besimit mysliman

Marie Wildermann29 Nëntor 2007

Kur raportohet për islamin dhe myslimanët në media më së shumti sundojnë pamjet e bombave të ekstremistëve apo të masave fanatike. Një islamizëm paqësor apo liberal tematizohet rrallë në media.

Kuran 400 vjeçarFotografi: AP

Çfarë do të thotë islami liberal?

Islami liberal ekzison vetëm në nivelin privat. Ai jetohet nga myslimanë të veçantë, të angazhuar, profesorë, organizata joqeveritare, apo organizata për të drejtat e gruas. Përfaqësuesit eislamit liberal takohen në Najrobi, Nju Jork, apo Berlin dhe përmes një rrjeti jo aq kompakt ata janë të lidhur me njëri-tjetrin. Por kush është një mysliman liberal: "Që të jesh mysliman, ky është standarti minimal dhe ky opinion përkrhaet nga të gjithë myslimanët në botë, pa marrë parasysh prejardhjen kombëtare, dhe standarti është të besosh tek Allahu dhe tek Muhameti si profet. Pikërisht kjo i dallon myslimanët nga të krishterët"- shprehet studiuesi egjiptian Nasr Abu Zayd.

Kurani në mënyrë historike

Zayd kërkon që të mos lexohet kurani si i dhënë nga zoti, por në mënyrë historike-kritike, i cili ka lindur në kushte të caktuara historike. Por pikërisht një guxim i tillë është për fanatikët fyerje e allahut. Nasr Abu Zayd mori vendim, prej dhjetë vitesh ai jeton në ekzil, në Hollandë.

Kriza e autoritetit në islam

Megjithatë, megjithë dominancën aktuale të rrymave konservative, islami ndodhet në një krizë të rëndë të autoritetit, ka vëzhguar profesori i filozofisë, Sadiq Al-azmi në Damask. Profesorë të së drejtës interpretojnë në mënyra nga të ndryshmet kuranin dhe ngatërrohen kështu në argumetimet e ytre. Shkollat e sharisë mbijnë si kërpudhat pas shiut, por çfarë mësohet aty është jo vetëm e pabazë, por edhe e tjetërsuar dhe e pakuptimtë. Në internet madje ka një kontigjent të tërë të padepërtueshëm të këtyre interpretimeve:

Saqik al-Azmi:"Kriza e autoritetit është mjaft e dukshme në Kajro, veçanërisht brenda islamit sunit në shkollat e sharisë. Kriza do të thotë: humbje e besueshmërisë së këtyre institucioneve për shkak të zhvillimit galopant të epokës moderne. Veçanërisht aty ku manifestohet arsyeja, në shkencë, në aplikimin e shkencave në kuptimin më të gjerë. Ata janë të gjithë injorantë kur vjen puna tek njohuritë shkencore."

Kush përhap idetë ultrakonservative?

Përgjegjës për përhapjen e ideve konservative duket të jetë organizatàt ISESCO një institucion ndërkombëtar islamik, që mban emrin "Organizata për arsim, kultur dhe shkencë." Ajo përhap botëkuptimin esaj koonservativ mbi islamin në komunitetet myslimane në të gjithë botën dhe ndikon kështu në planet mësimore të shkollave, të shkollave të kuranit, dhe universiteteve. Përballë kësaj duhet vendosur diçka tjetër, menon Zainab Al-Suvaji, drejtuese e qendrës "American Islamic Congress" me qender në SHBA.

Duhet hequr gjuha e urrejtjes nga tekstet shkollore

"Ne duhet të fillojmë të heqim nga tekstet shkollore të gjithë predikimet me gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës, e cila ekziston në disa libra fetarë, dhunë kundër jo-myslimanëve, por edhe kundër myslimanëve që nuk besojnë në tekste të tilla. Ky është hapi i parë, dhe pas kësaj duhet të sjellim zërta e moderuar, paqësor të kuranit."

Zainab al-Svaij ka përgatitur plane pedagogjike të islamit ku zotëron një mendim pluralist, demokratik dhe vetëdija për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Këto tekste ende nuk e kanë gjetur rrugën tek masat e gjera, ato janë vetëm të përhapura në disa komunitete myslimanësh, por gjithsesi diku duhet bërë fillimi.