1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Legjendari Niki Lauda shuhet në moshën 70 vjeçare

21 Maj 2019

Piloti i Formula 1 u bë i famshëm me aksidentin në Nürburgring në vitin 1976, kur Ferrari i tij doli nga pista dhe shpërtheu në flakë. Megjithatë Niki Lauda u bë sërish kampion bote.

Niki Lauda
Fotografi: picture-alliance/APA/H. K. Techt

Piloti i Formula 1 u bë i famshëm me aksidentin në Nürburgring në vitin 1976, ku Ferrari doli nga pista dhe shpërtheu në flakë. 200 litra benzinë ishin derdhur. Niki Lauda kishte humbur helmetën, mbrojtësja e fytyrës nuk ishte aq e fortë sa sot- djegiet e fytyrës më vonë u kthyen në shenjën dalluese të tij.

Fotografi: picture-alliance/dpa/H. Reeh

Forca e pilotit habiti atëherë botën: 42 ditë më vonë Niki Lauda ulet sërish në sediljen e Ferrarit, edhe pas aksidentit ai bëhet sërish kampion bote. Niki Laudas iu transplantua vitin e kaluar një mushkëri e re, pas kësaj rehabilitimi ishte shumë i vështirë. Ai lë pas gruan dhe 5 fëmijë.

 

la/(afp, dpa)