1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nikolaj Davidenko fiton në Paris

6 Nëntor 2006

Pas humbjes në gjysmëfinalen e turneut ATP të Parisit, Thomas Haas nuk arriti ta mobilizonte veten për të marrë pjesë as në konferencën e detyrueshme për shtyp. Pas dorëzimit në ndeshjen me sllovakun Dominik Hrbaty, Thomas Haas u dergj i sëmurë në shtrat.

Thomas Haas, kësaj here pa shanc
Thomas Haas, kësaj here pa shancFotografi: AP

Fituesit të ndeshjes me Thomas Haas, Hrbaty, nuk i eci më fati në ndeshjen me rusin Nikolaj Davidenko. Pas tri setesh, që zgjatën 1 ore e 39 minuta ai humbi në ndeshjen me Davidenkon me rezultatin 1:6; 2:6 dhe 2:6.

Nikolaj Davidenko siguroi titullin e dhjetë në karierrën e tij duke u renditur i treti në listen e kampionëve dhe hapur rrugën për Masters Cup ë do të zhvillohet nga 12.-19 nëntor në Shangai të Kinës.

Me humbjen e Thomas Haas në Paris pika kulmore e sezonit të tenisit me pjesëmarrjen e tetë profesionistëve më të mirë të vitit zhvillohet edhe këtë vit për të tretën herë radhazi pa pjesëmarrjen gjermane. Për herë të fundit në një aktivitet të tillë nga Gjermania ka marrë pjesë Rainer Schüttler në kupën e kampionëve të zhvilluar në 2003 në Houston.