1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nikolas Sarkozy korr fitore në zgjedhjet parlamentare në Francë

11 Qershor 2007
Paris: Pesë javë pas zgjedhjes për president të ri të Francës, Nikola Sarkozi (Nikolas Sarkozy) korri edhe një sukses të madh në zgjedhjet e djeshme parlamentare. Sipas rezulateve jopërfundimtare partia qeveritare UMP e Sarkozit fitoi rreth 40 përqind të votave në raundin e parë të zgjehdjeve legjislative, që pritet të përcaktojnë 577 deputetët e Asamblesë kombëtare. 44.5 milion qytetarë ishin ftuar dje për të marrë pjesë në këto votime. Në raundin e parë është shënuar një pjesëmarrje prej 60 përqind e elektoratit në zgjedhje.