1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nis pelegrinazhi tradicional i shiitëve në Irak, merren masa sigurie

9 Gusht 2007

Dhjetra mijëra pelegrinë shiitë nisën udhëtimin e tyre tradicional drejt tempullit të shenjtë, në veri të kryeqytetit irakian. Në këtë vend, në një xhami të ndërtuar 1200 vjet më parë është varrosur imami, Musa al Kadhim. Nga frika e ndonjë sulmi, autoritetet vendore kanë marrë masa paraprake duke angazhuar për ruajtjen e xhamisë rreth 2 mijë policë dhe punonjës të sigurisë. Për të ndaluar ndonjë sulm kamikaz është bllokuar trafiku dhe janë shtuar pikat e kontrollit, sidomos në vendet e grumbullimit të njerëzve. Gati një mijë njerëz kanë humbur jetën gjatë një pelegrinazhi në vitin 2005, nga paniku i krijuar mes njerëzve kur u dha lajmi i rremë se në mesin e tyre ndodhej një atentator vetvrasës.