Nis punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së
19 Shtator 2007Reklamë
Me një apel për një luftë të përbashkët kundër ndryshimit të klimës, ka nisur punimet Asambleja e 62-të e Përgjithshme e OKB-s në Nju Jork. Presidenti i saj diplomati maqedonas, Srgjan Kerim, tha para përfaqësuesve të 192 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, se ndryshimi i klimës nuk është vetëm një problem mjedisi, përkundrazi ky ndryshim ndikon në të gjitha zhvillimet ndërkombëtare. Të martën e javës së ardhëshme pritet në Nju Jork debati i përgjithshëm e Kombeve të Bashkuara me shefat e shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota. Po ashtu, para Asamblesë së Përgjithshme, do të flasë edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel.