1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Magdeburg: Një automjet mësyn në tregun e Krishtlindjes

20 Dhjetor 2024

Në mbrëmje një automjet mësyu në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg. Ende shumë paqartësi mbi ngjarjen, sfondin e saj dhe viktimat e mundshme.

Automjete të urgjencës në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg pasi një automjet mësyu drejt masës së njerëzve
Magdeburg pas ngjarjes në tregun e KrishtlindjesFotografi: Dörthe Hein/picture alliance/dpa/dpa-Zentralbild

Një automjet mësyn në masën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg. Sipas të dhënave të administratës së qytetit të paktën dy persona kanë humbur jetën, më shumë se 60 të tjerë janë plagosur, 15 prej tyre në gjendje të rëndë. Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme në Saksoni-Anhalt tha, se autoritetet mendojnë se akti mund të jetë një sulm. Sipas policisë i dyshuari është arrestuar.

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier u shpreh i prekur thellë lidhur me mësymjen e një automjeti në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg, që mendohet se mund të jetë një sulm. "Gëzimi për festën e Krishtlindjes u pre", shkruan presidneti në platformën X. "Me mendje jam pranë viktimave dhe të afërmve të tyre. Falenderoj të gjitha forcat e shpëtimit për angazhimin e tyre."

Steinmeier tërhoqi vëmendjen, se ende "nuk është zbardhur i gjithë sfondi i këtij akti të tmerrshëm."

Magdeburg - Forcat e shpëtimit dhe të urgjencës në vendngjarjeFotografi: Dörthe Hein/picture alliance/dpa/dpa-Zentralbild

Zëdhënësi i qytetit, Michael Reif, tha se në këtë stad të parë të vlerësimit të situatë mund të bëhet fjalë për “një sulm“. Reif tha, se ka një sërë të plagosur dhe imazhe tronditëse. Të plagosurit janë trajtuar në vendngjarje, ku u vendosën stenda enkas.

Policia bën fjalë për masa të zgjeruara veprimi. Tregu i Krishtlindjes është mbyllur, sikurse vë në dukej policia.

Kryeministri i Saksoni-Anhalt, kristiandemokrati Reiner Haseloff do të njihet me situatën në vendngjarje gjatë mbrëmjes.

Ky artikull është përgatitur me materiale nga agjencitë e lajmeve