1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një boshnjak ngre padi kundër Hollandës - Për të nxjerrë në dritë të vërtetën e Srebrenicës

Dževad Sabljaković / Hagë16 Qershor 2008

Në Hagë ka nisur procesi i boshnjakut Hasan Nuhanović kundër Hollandës. Nuhanović që vjen nga Srebrenica, bën përgjegjës Hollandën për vrasjen e të atit, të nënës, dhe të vëllait.

Boshnjaku mysliman, Huseinovic Hamdija në varrezat e të vrarëve të Srebrenicës
Boshnjaku mysliman, Huseinovic Hamdija në varrezat e të vrarëve të SrebrenicësFotografi: AP

Boshnjaku Hasan Nuhanović akuzon ushtarët hollandezë, të cilët gjatë luftës në Bosnjë-Herzegovinë ishin të stacionuar si trupa të OKB-së, se i kanë dorëzuar lënë të afërmit e tyre në duart e ushtrisë së Republika Srpsk-ös. Në fund ata u vranë, në korrik 1995 në Srebrenicë.

Janë dashur gjashtë vjet, derisa ish përkthyesi i bataljonit hollandez Hasan Nuhanović mundi të paraqesë arsyet e tij për padinë. Deri këtu ka qenë një rrugë e gjatë përmes administratës me procedura të ndryshme dhe shumë biseda me avokatë. Tani Nuhanović mund t´u shpjegojë gjykatësve në Hagë më në fund, se përse ai padit vendin e tyre.

"Shkaku i padisë është i lidhur me ngjarjen e 13 korrikut 1995, kur oficierët hollandezë erdhen te familja ime babai, vëllai dhe nëna dhe i thanë se duhet të largohen nga enklava. Kjo kërkesë është bërë përmes meje. Hollandezët më kanë përdorur mua si përkthyes dhe më kanë lënë mundësinë, ose të qëndrojë në enklavë, ose të dal prej saj. Po të kisha dalë nuk do të isha më i gjallë. Në derën e hyrjes qëndronin ushtarë serbë dhe të gjithë njerëzit, që largoheshin nga enklava, në rradhë të parë burra dhe djem, u vecuan dhe më në fund u vranë."

Të afërmit e tij Hasani për herë të fundit i ka parë në dalje të enklavës hollandeze në Potočari, rrethi i Srebrenicës. Që atëherë familja e Nuhanovićit konsiderohet e humbur. "Në fillim fjalën i "humbur" ende mund ta përdorje. Por prej vitesh është e qartë, se të gjithë njerëzit u vranë në mënyrë brutale."

Trembëdhjetë vjet më vonë Hasani do të nxjerrë në dritë të vërtetën se kush është fajtor për vrasjen e Ibro, Nasiha und Muhamed Nuhanović-i. Prandaj ai ka paraqitur këtë padi kundër Hollandës në Hagë. "Në shkresën e fundit që kam marrë thuhet, se trupat hollandeze nuk u kanë dorëzuar askënd ushtarëve serbë, as familjen time. Kjo është një gënjeshtër notorike. Sepse, kjo ka ndodhur. Këtë e kam parë me sytë e mi. Unë jam i vetmi që kam mbijetuar nga familja ime. Dhe para gjyqit unë mund të përsëris atë që kam thënë shumë herë. Se çfarë bën gjyqi pastaj, nuk e di."

Krahas Hasan Nuhanović-it , ka paraqitur padi edhe familja e Rizo Mustafić-it. Mustafić a punonte atëherë si elektricist tek hollandezët. Megjithatë ushtarët serbë e kapön dhe e vranë. Procesi mbështetet sot me demonstrata të atyre, që i kanë humbur gjithashtu të afërmit e tyre në masakrën e Srebrenicës.