Një dhuratë për Merkelin vë policinë në lëvizje
29 Dhjetor 2016Ata ishin tre refugjatë të ardhur në Gjermani që qëndronin në Naunheim. Për të shprehur mirënjohjen ndaj Gjermanisë atyre u erdhi ndërmend një ide: T'i dhuronin diçka kancelares gjermane, Angela Merkel. Arash Esmailzadeh, babai i tij, Mohamad Esmailzadel dhe nëna Nagris Esmailzadeh dhanë dhuratën për kancelaren në një postë pranë pikës së karburantit në Naunheim. Zëdhënësi i policisë u shpreh se punonjëses së postës kjo paketë iu duk e dyshimtë për shkak të atentatit të fundit në Berlin, e për këtë shkak ajo lajmëroi policinë.
Një ekip policor vihet në aksion, ata bllokojnë pikën e karburantit dhe hyjnë në postë të kontrollojnë me qen ere paketën. Por asgjë. Paketa nuk kishte asgjë të dyshimtë e kështu duhet të ketë vazhduar rrugën për të mbërritur në duart e kancelares.