1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nahost Friedensbemühungen

11 Maj 2009

Marrëdhëniet izraelito-palestineze janë karakterizuar që në fillim nga lufta, terrori dhe përpjekja për paqe. Stacionet më të rëndësishme të rrugës së gjatë të deritanishme për paqe:

Kryeministri David Ben Gurion bën deklaratën e pavarësisë. Tel Aviv 1948
Krijimi i shtetit të Izraelit - Tel Aviv - 14.5.1948. Kryeministri David Ben Gurion bën deklaratën e pavarësisë.Fotografi: picture-alliance / akg-images

Direkt pas deklaratës së pavarësisë izraelite në maj të vitit 1948 shumë vende arabe sulmuan shtetin e ri të sapo themeluar. Në këtë luftë të parë izraelito-arabe në vitet 1948-49 Izraeli arriti jo vetëm të mbrojë territorin, por edhe të zgjerojë kufijtë e parashikuar nga Kombet e Bashkuara.

Në të ashtuquajturin „Lufta gjashtëditëshe“ në vitin 1967, Izraeli pushtoi gadishullin egjiptian Sinai, lartësitë Golan në Siri, pjesë të Jordanisë, Jordanin Perëndimor dhe Rripin e Gazës.Fotografi: AP

Në të njëjtën kohë rreth 700 mijë palestinezë u larguan për në kampet e refugjatëve në Liban, në Jordani, në Egjipt si dhe në Jordanin Perëndimor. Lufta përfundoi përmes një armëpushimi, por jo përmes ndonjë marrëveshjeje paqeje. Në vitet e mëpasme luftra të tjera vazhduan mes Izraelit dhe shteteve të ndryshme arabe, luftra gjatë të cilave Izraeli mundi të zgjeronte edhe më tej territoret e tij. Qysh në fillim marrëdhëniet izraelito-palestineze janë karakterizuar nga luftra, terrori dhe përpjekjet për paqe.

Kryeministri izraelit Menachem Begin dhe presidenti egjiptian Anwar El Sadat në hotelin King David në Jeruzalem - 20 nëntor 1977. Ish-Presidenti egjiptian dhe më vonë fituesi i Çmimit Nobel për paqe Anwar el Sadat, udhëhoqi drejtpërsëdrejti bisedimet me Izraelin.Fotografi: picture alliance / dpa

Në të ashtuquajturën „Lufta gjashtëditëshe“ në vitin 1967, Izraeli pushtoi gadishullin egjiptian Sinai, lartësitë Golan në Siri, pjesë të Jordanisë, Jordanin Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Dy vjet më vonë ministri i Jashtëm amerikan William Rogers, prezantoi në bazë të rezolutës 242 të Këshillit të Sigurimit planin e parë të përgjithshëm të paqes. Izraeli duhej të tërhiqej fillimisht nga territoret e pushtuara jashtë kufijve të parashikuara nga Kombet e Bashkuara dhe refugjatët palestinezë duhet të rivendoseshin në vendet prej nga u larguan. Megjithatë si Izraeli ashtu edhe vendet arabe e hodhën poshtë planin.

Paqe midis Izraelit dhe Egjiptit - Karter, Begin dhe el Sadat.Fotografi: AP

Për shumë vite nuk pati tensione të mëdha dhe armëpushimi u shndërrua në çelës të paqes. Në vitin 1977, ish-Presidenti egjiptian dhe më vonë fituesi i Çmimit Nobel për paqe Anwar el Sadat, udhëhoqi drejtpërsëdrejti bisedimet me Izraelin. Këto bisedime çuan, nën ndërmjetësimin e Presidentit të SHBA-së Jimmy Carter në vitin 1979, në Marrëveshjen për Paqe të Camp David-it.

Pjesa më e madhe e vendeve arabe dhe Organizata për çlirimin e Palestinës (PLO) e kritikuan Marrëveshjen e Paqes izraelito-egjiptiane dhe ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Egjiptin. Në fillim të tetorit në vitin 1981, Sadat u vra nga islamistët gjatë një parade ushtarake në Kairo. Procesi i paqes ngeci.

Marrëveshja e Oslos, Arafat - Clinton - Rabin. 1993, UashingtonFotografi: AP

Në nëntor të vitit 1988, në kohën e intifadës së parë, një lëvizje kryengritësish të përbërë nga palestinezë të rinj të territoreve të pushtuara i bëjnë thirrje Jassir Arafatit, udhëheqësit të PLO-së për ngritjen e shtetit të pavarur palestinez. Por kufijtë e tij nuk u përcaktuan. Për zhvillimin e një konference ndërkombëtare për paqen mungoi gatishmëria e nevojshme politike e fuqive të mëdha dhe tre vjet më vonë, në tetor të vitit 1991, kjo u arrit në Madrid.

Marrëveshja për vetadministrimin palestinez, Yasser Arafat, Shimon Peres, Andrei Kozyrev, Yitzhak Rabin dhe Hosni Mubarak. 1994Fotografi: AP

Pak kohë më vonë bisedimet izraelito - palestineze vazhduan në Oslo të Norvegjisë. Në vitin 1993 aty u miratua një deklaratë themelore e përbashkët mbi bazën e “Principit për paqe“. Ajo hodhi bazat për marrëveshjen GAZA-Jerichos dhe të marrëveshjes së Oslos, e cila u nëshkrua në Kajro në fillim të majit të vitit 1994. Kjo marrëveshjet parashikonte një vetadministrim palestinez në Rripin e Gazës.

Kuarteti i Lindjes së Afërt, ku bëjnë pjesë Bashkimi Evropian, SHBA-të, Rusia dhe OKB-ja, ka pranuar një plan për zgjidhjen e paqes, e cila quhet ”Roadmap". Andre Vdovin, Miguel Angel Moratinos, Terje Roed-Larsen, Mahmoud Abbas, Yasser Abed Rabbo, Nabil Shaath, Bregu Perëndimor 2003.Fotografi: AP

Një vit më vonë kjo marrëveshje u plotësua përmes Marrëveshjes II të Oslos. Ushtria izraelite u largua plotësisht nga Gaza, Jericho dhe disa territore të Jordanit Perëndimor. Procesi izraelito-perëndimor u ndërpre nga vrasja e kryeministrit izraelit Jizchak Rabin, në vitin 1995.

Aktualisht, përmes inisiativës së ashtuquajtur Kuarteti i Lindjes së Afërt, ku bëjnë pjesë Bashkimi Evropian, SHBA-të, Rusia dhe OKB-ja, është pranuar një plan për zgjidhjen e paqes së diskutueshme, e cila quhet ”Roadmap”. Ky plan parashikon themelimin e një shtetit të pavarur palestinez. Por, si shpërblim palestinezët duhet të njohin të drejtën e ekzistencës së Izraelit, si dhe të heqin dorë nga terrorizmi. Ky plan është edhe baza e përpjekjeve të tanishme për arritjen e paqes në Lindjen e Afërt.

Autor: Zoran Arbutina / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama