1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një arrestim në Mbretërinë e Bashkuar për sulmet kibernetike

24 Shtator 2025

Autoritetet britanike kanë arrestuar një burrë rreth 40 vjeç lidhur me serinë e sulmeve kibernetike që bllokuan fluturimet në aeroportet kryesore evropiane. Sulme të tilla kundër qendrave të transportit janë në rritje.

Pasagjerë në Aeroportin e Heathrow
Sulmet me programe ransomware shkaktuan kaos në Heathrow, aeroportin më të ngarkuar të Evropës.Fotografi: Marcin Nowak/London News Pictures/ZUMA/picture alliance

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) e Mbretërisë së Bashkuar tha të mërkurën se një person i dyshuar ishte arrestuar në lidhje me sulmet e fundit kibernetike që ndërprenë trafikun ajror në disa aeroporte kryesore evropiane. I dyshuari, rreth 40 vjeç, u arrestua në Anglinë jugore të martën vonë.

"Ndërsa ky arrestim është një hap pozitiv, hetimi për këtë incident është në fazat e hershme dhe është duke vazhduar", thuhej në një deklaratë nga Zëvendësdrejtori i NCA-së, Paul Foster.

"Krimi kibernetik është një kërcënim i vazhdueshëm global që vazhdon të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ai.

Pasagjerë në Aeroportin e HeathrowFotografi: Isabel Infantes/REUTERS

Cilat aeroporte u prekën?

Arrestimi vjen pas disa ditësh ndërprerjesh në aeroporte, përfshirë Londër Heathrow, si dhe në aeroportet kryesore në Dublin, Bruksel dhe Berlin, për shkak të sulmeve të ransomware-it nga palë të treta. Sulmi kibernetik shkakton kaos në aeroportet evropiane

Softueri që i përket Collins Aerospace, një degë e gjigantit amerikan të mbrojtjes Raytheon, u prek nga sulmi. Kompania ka deklaruar se po heton incidentin.

Gabimi i softuerit detyroi stafin e aeroportit të kryente regjistrimet dhe trajtimin e bagazheve manualisht, duke ngadalësuar ndjeshëm operimet dhe duke çuar në vonesa dhe anulime të shumta.

Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme të sulmeve kibernetike në aeroporte, të cilat mbështeten në sisteme të gjera të ndërlidhura për të ruajtur operime të qeta.

(E.Schumacher/dw)

 

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW