Një italian i marrë peng në Irak ekzekutohet prej perosnave që e kishin rrëmbyer
15 Prill 2004Më tej shkruhet, se kryeministri i Italisë nuk bën asgjë për jetën e bashkëatdhetarëve të tij duke preferuar t´i bëj qefin shtëpisë së bardhë.
Silvio Berluskoni në reagimin e parë ndaj vrasjes së shtetasit italian në Irak, tha se ata kanë shkatërruar një jetë. Por ata nuk mund të influnecojnë as vlerat tona dhe as pëprjekejt tona për paqen. Sipas të dhënave të zëdhënësit të televizionit El Xhazira pamjet filmike të dërguara në videokasetë nuk janë transmetuar. Kjo pasi ato janë pamje të tmerrshme që tregojnë se si 35 vjecari ekekutohet me një të të shtënë në zverk në prani të tre pengjeve të tjera. Krahas kësaj pranë katër burrave hapet një varr.
Qeveria italiane është e vendosur. Ministri i jashtëm Franko Fratini theksoi, se nuk do të negociohet me rrëmbyesit dhe as nuk do të paguet ndonjë shumë. Berluskoni ka dërguar megjithatë një diplomat në Irak, i cili duhet të pöeshojë mundësitë për të shpëtuar tre pengjet e tjera.
Ndërkaq në Irak njoftohet të jenë rrëmbyer dy japonezë te tjerë, por ende nuk ka konfrimime. Kaosi që ka përfshirë Irakun po rezikon edhe planin kohor për dorëizmin e sovranitetit një qeveria irakiane më 30 qershor. I ngarkuari i posacëm i OKB-së për Irakun, Lakdar Brahimi, megjtihatë paraqiti në Bagdat idenë e tij për periudhën pas dorëzimit të sovranitetit. Sipas Brahimit hapi themelor në këtë drejtim janë zgjedhjet e planifikuara për vitin 2005, pasi "nuk ka asgjë tjetër që mund të zëvendësojë legjitimitetin e një qeverie që do të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme".