1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Festa e Bahut në Lajpcig

Fick Fulker/ Aida Cama10 Qershor 2012

Nga 7 deri më 17 qershor në Lajpcig zhvillohet Festa e Bach-ut me 125 aktivitete që do të mbahen në 35 vende të ndryshme në dhe rreth qytetit.

Festa e Bahut në Lajpcig
Festa e Bahut në Lajpcig

Në pjesën veriore të kishës së Thomait ndihen vibracionet e organos të regjistruar në bas. Organo është vetëm disa dekada e vjetër. Megjithatë tingujt e saj i ngjajnë disi asaj që njihte Johann Sebastian Bach kur luante këtu. Eshtrat e kompozitorit ndodhen disa metra larg, të groposura nën hapësirën e altarit. Në pjesën perëndimore, nën tubat e një organoje tjetër, ndodhen djemtë e korit të Thomas-it së bashku me disa ish-anëtarë të korit, që kanë tashi moshë të rritur së bashku me korin e universitetit të Lajpcigut.

Të gjitha biletat e koncertit janë shitur, dhe ai transmetohet live në tregun e qytetit. Festa e Bach-ut nuk mund të fillonte më mirë se kaq, me një koncert të Bach-ut, pjesë të kompozitorit lajpcigas Max Reger si dhe premierën e një vepre të kompozitorit Hans Werner Zimmermann.

Kisha e Shën Thomasit, LajpcigFotografi: picture alliance/Bildagentur Huber

Qyteti i Bach-ut ndodhet në atmosferë festive. Kudo janë varur pankarta me fotografi të korit të Thomas-it. Johann Sebastian Bach është një kantorët e Thomasit, megjithëse 27 vitet e drejtimit prej tij të korit të djemve të Kishës së Thomas-it në Lajpcig, përbëjnë vetëm dy përqind të historisë së këtij institucioni. Kur Bach-u mori këtë detyrë në vitin 1723, ai gjeti një traditë dhe infrastrukturë muzikore e cila kishte filluar që në vitin 1212. Gati 100 vjet pas krijimit të qytetit, u krijua institucioni më i vjetër kulturor, kori i djemve të Kishës së Shën Thomait. Lista e drejtuesve të korit përmban që nga Georg Rhau deri tek Georg Christoph Biller-in, drejtor që prej vitit 1992. Në Lajpcig festohen 800 vjet traditë e pandërprerë dhe natyrisht që Festa e Bach-ut zhvillohet nën moton "Një këngë e re"- 800 vjet kor i Shën Thomait.

Deri para 25 vjetësh festat e Bach-ut organizoheshin në Gjermani çdo vit në qytete të ndryshme. Festa e Bach-ut në Lajpcig ekziston në këtë formë prej dy dekadash.

Këtë vit në festë priten 75 mijë vizitorë. Përbërja e tyre është ndërkombëtare, thotë drejtuesi artistik Dr. Christoph Wolff: "Sipas vlerësimeve tona rreth 80 përqind e vizitorëve nuk vijnë nga Lajpcigu, dhe gjysma e tyre vijnë nga vende të tjera."

Krahas shumë muzikantëve dhe ansambleve nga Lajpcigu dhe rajoni vijnë edhe formacione të njohura nga jashtë Gjermanisë, si për shembull Bach-Collegium nga Japonia e drejtuar nga Masaaki Suzuki, orkestra e muzikës barok me Ton Koopman, Orchestra of the Age of Enlightenment dhe English Concert nga Britania e Madhe apo kori i St. Thomas nga Nju-Jorku.

Festa e Bahut në LajpcigFotografi: Bach-Archiv Leipzig/Gert Mothes

Por edhe formacionet e njohura gjermane nuk janë pak, thotë Christoph Wolff: "Ne nuk mjaftohemi vetëm me grupet gjermane. Ne ofrojmë më të mirën e mundshme, të mbledhim gjithë ata që arrihen në botë këtu për t`i përzier me grupet gjermane, sepse shpesh grupet gjermane kanë pak përvojë me praktikat e Bach-ut në vendet e tjera."

Një ansambël gjerman i cila jep shfaqje sipas traditës së vjetër gjermane në mbrëmje të fillimit të festivalit në Kishën e reformuar evangjeliste të Lajpcigut është Këshilli Muzikor i Hamburgut. Ky formacion i krijuar në traditën qindravjeçare luan muzikë sipas kuptimit të vjetër, vepra të shek 16 dhe 17-të. Një prej të cilave është ajo e kompozitorit të njohur Nicolaus Adam Strungk, i cili ka jetuar nga 1640 deri më 1700.