Një moment historik - 9 tetori 1989
9 Tetor 20149 tetori 1989 është një ditë e historisë gjermane dhe evropiane të lirisë. 70.000 vetë u mblodhën atë të hënë në Leipzig për të demonstruar kundër SED, ish-partia shtet në RDGJ, shtetit të dytë gjerman. Ata lëshuan parrulla kundër sunduesve komunistë: "Ne jemi populli". Një demonstratë masive nga poshtë kundër "atyre lart", anëtarëve të Byrosë Politike dhe të Komitetit Qendror, që nuk dinin më se çfarë donin njerëzit: liri. Liria në jetë, liri në shoqëri, por edhe lirinë për të udhëtuar dhe më e rëndësishmja për të dalë jashtë vendit. Dhe ndërsa një grup që po bëhej gjithmonë e më i fortë demonstronte në rrugë kundër shtetit, jo vetëm çdo të hënë në Leipzig, por edhe në Halle apo në Eisenhüttenstadt, dhjetëra-mijëra të frustruar nga skleroza e shtetit dhe sistemit të RDGJ po largoheshin nga vendi kryesisht ilegalisht. Njerëzisht ishin ngritur në lëmbë, për të demonstruar në RDGJ apo për t'u larguar nga RDGJ-ja.
9 tetori ishte moment i parë historik në historinë e lirisë gjermane të vitit 1989. Kjo ishte dita kur 70.000 qytetarë patën kurajon për t'u shprehur hapur kundër RDGJ-së. Kjo ishte dita e parë e kryengritjes paqësore në katër javët në vijim deri më 9 nëntor 1989, kur ra muri i Berlinit - katër javë, që shkruan histori gjermane dhe evropiane. Ishte dita në të cilën gjermanët - të cilët sipas një loje fjalësh të Leninit blejnë biletë, kur duan që gjatë një revolucioni të sulmojnë një stacion treni - u renditën e madje edhe u paraprinë pjesërisht kryengritjeve të popujve të Evropës Qendrore dhe Lindore kundër komunizmit, kundër diktaturave të partive përkatëse, kundër pretendimit të Moskës për supremaci. Ajo që nisi në Poloni me sindikatën e pavarur të Solidarnosc-it në fillim të viteve 1980, e cila u shoqërua shpirtërisht nga Papa polak Gjon Pali II, u ndez në ato katër javë - në Gjermaninë Lindore si dhe tek polakët, çekët, sllovakët apo hungarezët. Populli u ngrit në këmbë dhe diktatura komuniste u shemb plotësisht.
Disa javë para 9 tetorit RDGJ-ja kishte festuar 40 vjetorin e saj me parada ushtarake dhe me madhështi. Por partia dhe udhëheqja shtetërore nuk i kishte marrë parasysh shenjat e kohës dhe dëshirën për ndryshime. Tani ata u sfiduan në mënyrë paqësore dhe pastaj u hoqën nga pushteti. Më 9 tetor gjermanolindorë filluan të shkruajnë histori. Katër javë paqësore filluan - me demonstrata dhe mitingje të reja, pas tyre ndarja gjermane dhe evropiane mori fund. 9 tetori është preludi i historisë gjermane të lirisë, një moment historik në rrugën drejt në 9 nëntorit. Një ditë në të cilën gjermanolindorët, banorët e Lajpcigut mund të jenë krenarë. Ishte dita kur njerëzit humbën frikën prej diktaturës.