081110 Brehme 50
9 Nëntor 2010Falë futbollistit nga Hamburgu ekipi gjerman arriti të fitojë në vitin 1990 për herë të tretë dhe deri tani të fundit titullin kampion i botës. Ishte minuta e 85-të e ndeshjes finale të Botërorit 1990 në Romë, Gjermani-Argjentinë, kur mbrojtësi Andreas Brehme shndërroi në gol një penallti të dhënë për shkak të pengimit të sulmuesit Rudi Vëller në zonën e rreptësisë.
Pjesë nga transmetimi i ndeshjes në radio: "Prej kësaj goditjeje varet titulli i kampionit për Gjermaninë. Brehme kundër vrasësit të penalltive Goycochea. Gooool për Gjermaninë, 1:0, gol nga Andreas Brehme. Me të djathtën në cepin e majtë.“
Me këtë gol Andreas Brehme asokohe 29 vjeç hyrë në historinë e futbollit gjerman. Në moshën 19-vjeçare Brehme, me profesion automekanik, u largua nga skuadra e vendlindjes së tij Barmbek-Uhlenhorst në Hamburg dhe filloi të luante në kategorinë e II në Saarbrücken. Më pas filloi të luante në Bundesligë: Pesë vjet me FC Kaiserslautern, dy vjet me Bayern e Mynhut dhe në moshën 27 vjeçare kalon te Inter Mailand.
Në vitin 1993 Brehme rikthehet në Bundesligë kuluan deri në fund të karierës së vet si futbollist, në moshën 37 vjeç, me Kaiserslauternin. Babai i dy djemve ka luajtur në 86 ndeshje me kombëtaren gjermane.
Më pas ai ka punuar si trainer ose bashkëtrainer i disa ekipeve. Tani ai është në pritje të ndonjë detyre të re dhe sikurse thotë vetë: "Në rast se kthehem sërish në këtë fushë, do të desha të shkoja me shumë dëshirë jashtë vendit".