Nobelist i Paqes 2020: Programi Botëror për Ushqimin
9 Tetor 2020Kjo organizatë e OKB-së me qendër në Romë nderohet për angazhimin e saj në luftë kundër urisë në botë dhe për mundësi më të mira për paqe në rajone në konflikt, njoftoi Komiteti Norvegjez i Çmimi Nobel në Oslo.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) është gjithashtu një forcë lëvizëse në përpjekjet për ta penguar përdorimin e urisë si armë gjatë luftërave dhe konflikteve, tha kryetarja e Komitetet të Çmimit Nobel, Berit Reiss-Andersen.
Sipas saj nderimi me Çmimi Nobel për paqen për këtë organizatë duhet të tërheqë vëmendjen për të uriturit në botë. Edhe para pandemisë së koronës sipas të dhënave të OKB-së në botë vuanin nga uria 690 milion vetë.
Si organizata më e madhe humanitare në botë Programi Botëror për Ushqimin furnizoi me ushqime në vitin 2019 gati 100 milion vetë në 88 vende. WFP është në gjendje të depërtojë edhe në rajone të vështira për t'u arritur si në Siri ose Jemen, thuhet në fjalën e Komiteti të Çmimit Nobel.