1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NRW: CDU fiton, SPD e dyta, AfD në vendin e tretë

14 Shtator 2025

Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW. Por fitoren më të madhe e shënoi AfD-ja me më shumë se trefishin e votave të vitit 2020.

Pamje nga kuti me fleta votimi për zgjedhjet lokale në landin NRW
CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW.Fotografi: Christoph Hardt/Panama Pictures/picture alliance

Parashikimet e para konfirmuan përafërsisht rezultatet e parashikimeve parazgjedhore. Sipas njoftimeve të stacionit WDR, CDU-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale në landin NRW.

Kristian-Demokratët fituan 34.2 përqind të votave (0.1 përqind më pak krahasuar me zgjedhjet e mëparshme në vitin 2020), partia socialdemokrate SPD fitoi 22.6 përqind (1.7 përqind më pak se në vitin 2020). Partia AfD renditet në vendin e tretë me 16.4 përqind përpara të Gjelbërveme 11.5 përqind.

Numëruesit e votave në qytetin e KëlnitFotografi: Christoph Hardt/Panama Pictures/picture alliance

AfD forcohet, të gjelbrit pësojnë humbje të forta

Partia AfD ka fituar një numër të konsiderueshëm votash. Me 11.3 përqind më shumë vota se në vitin 2020 kur fitoi 5.1 përqind, ajo e ka trefishuar rezultatin e saj.

Të Gjelbrit pësuan humbje të mëdha. Në vitin 2020 kjo parti arriti rezultatin e saj më të mirë në zgjedhjet lokale me 20 përqind. Tani ajo fitoi vetëm 11.7 përqind, pra 8.3 përqind më pak se në zgjedhjet e mëparshme.

dpa/DW