1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nuk jemi dakord të na i marrin fëmijët policët

Martina Zimmermann/ Paris29 Qershor 2006

Në sondazhe, francezët deklarojnë se ka shumë emigrantë, por kur ndodh që shokët e klasës të fëmijëve të tyre dëbohen, sepse qëndrojnë ilegalisht në Francë, atëherë ata solidarizohen të me njëri-tjetrin.

Universiteti elitar ENA, Paris
Universiteti elitar ENA, ParisFotografi: dpa - Bildarchiv


“Le t’i kujtojmë njerëzit, se ata janë të gjithë vëllezër". Volteri mbështet nxënësit pa të drejtë qëndrimi. Kjo sentencë e filozofit është varur si banderolë në liceun parizian Volter, ku 1500 nxënës ndjekin kolegjin ose gjimnazin. Në këtë shkollë ka 30 kombësi të ndryshme. Suada 18 vjeçare ndjek maturën. Megjithëse ajo erdhi vetëm para tre vitesh nga Algjeria, ja ka dalë mbanë të pranohet në klasën përgatitore për një universitet elitar.

Por Suadi nuk ka leje qëndrimi dhe mund të dëbohet në çdo moment nga Franca: “Në fillim të vitit shkollor mësuesja na tha, që nxënësit që qëndrojnë ilegalisht duhet të mblidhen në një takim. Por unë e kisha të vështirë të shkoja, madje as shoqet e mia nuk e dinin. Në mbrëmje i tregova babait për këtë dhe ai foli me mësuesen. Unë isha fillimisht kundër, kisha frikë nga reagimi i shoqeve dhe nxënësve në shkollë. Ishte si një kompleks. Nuk flisja me askënd për këtë.”


Në lice deri më tani janë tre nxënës të rrezikuar nga dëbimi. Në të gjithë Francën rreth 50000 fëmijë. Mësuesit dhe prindërit përpiqen të ndihmojnë, nënshkruajnë peticione, ndihmojnë në kalvarin e zyrave të të huajve, madje disa i fshehin fëmijët nga policia.

Mësuesi Mishel Gibo ka marrë nën patronazh një kineze të re. Ajo erdhi kur ishte 14 vjeçe në Francë, brenda një viti filloi të fliste rrjedhshëm frëngjisht dhe sot është kandidate për universitetin e elitës: “Unë nuk e kam arritur këtë. Ajo ja ka dalë. Shiran është një nxënëse e shkëlqyxer, që duhet të vazhdojë të ndjekë mësimin. Ne do të kishim me kënaqësi nxënës të tjerë si ajo.“

Parimisht minorenët nuk dëbohen nga Franca. Pastaj kur arrijnë moshën 18 vjeç, dhe nuk banojnë në Francë prej moshës 13 vjeç, atëherë autoritetet nuk kanë më tolerancë.

Nxënësit në moshë shkollore kanë vetëm një shans po qe se kanë lindur në Francë, kanë jetuar 8 vite në vend dhe kanë ndjekur shkollën aty. Minorenët janë të kërcënuar nga dëbimi, po qe se ata mund të dëbohen së bashku me prindërit e tyre.

Naseri vjen nga Kabylei në Algjeri. Në vitin 2001 ai erdhi me gruan dhe dy fëmijët në Paris. Selina, më e vogla lindi në Francë dhe shkoi në shkollë në Paris: “Unë kam kërkuar azil, i cili u refuzuar dy vite më vonë. Por për ne nuk kishte më kthim prapa, fëmijët kishin shkuar këtu në shkollë, ishin mësuar me jetesën e këtushme. Kur e provova edhe një herë tjetër, atëherë autoritetet më dërguan lajmin për lënien e Francës. Unë e kam kundërshtuar këtë me gyjq dhe madje edhe apelimi i dytë u refuzua. Tani shpresoj që me rregullin e ri të Sarkozit të ndryshojë diçka për mirë edhe për fëmijët e mi.”

Për shkak të protestave, ministri i brendshëm francez, Sarkozi shpalli një urdhëresë, se në cilat raste familjeve mund t’u mundësohet leja e qëndrimit, si për shembull kur fëmijët nuk e njohin aspak vendin prej nga kanë origjinën dhe flasin vetëm frëngjisht. Por rregullat e shumta dhe të komplikuara i japin mundësi autoriteteve të veprojnë si të duan.

Denis Brodard sqaron: “Përfytyrimi që në klsën time ka nxënës, që gjatë pushimeve do të dëbohen andej nga vinë është i padurueshëm. Ne duam që ata ta përfundojnë shkollimin. Franca është vendi i tyre, për këtë nuk ka dyshim”

Me qëllim që të pengojnë dëbimin mjaft qytetarë francezë marrin fëmijët në patronazh. Madje edhe këshilla të komunave kanë patronazhe. Me firmën e kryetarit të bashkisë, madje, si në rajonin 11 të Parisit, ku kryetari i bashkisë Zhorzh Sarre nënshkroi personalisht një patronat.

“Prindërit dhe fëmijët nënshkruajnë dokumentat, po ashtu si personi që merr nën patronazh. Një kopje i dërgohet bashksië, njërën e merr familja, një fëmija, dhe tjetrën patronati. Mos i humbni këto dokumente edhe pse ato janë të regjistruara nën regjistrin e bashkisë.” Mes duartrokitjeve të shumta, familja Diabate nënshkruan patronazhin. Madje gjithë rajoni kishte ndërhyrë që kjo familje dhe dy fëmijët e saj të qëndrojnë në Francë. Kryetari i familjes falenderon: “Të dashur zonja dhe zotërinj. Jetoj prej vitit 1987 në Francë, pra 19 vjet. Të gjitha kërkesat e mia në prefekturë u refuzuan. Nuk di si t’ju falënderoj, juve qytetarëve të rajonit të 11, gjithë Francën."