1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nuk ka afrim në qëndrimet mes NATO-s dhe Rusisë

27 Qershor 2007
Rusia dhe NATO-ja nuk janë afruar në pikat qendrore të mosmarrëveshjeve, mbrojtjen raketore amerikane dhe çështjen e Kosovës. Pak ditë para vizitës së presidentit Vladimir Putin në SHBA sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer la pak shpresa për një shfrytëzim të përbashkët të stacionit të radarëve në Azerbajxhan. Bashkëpunimi me SHBA në Azerbajxhan i propozuar prej Rusisë nuk është alternativë ndaj stacionimit të raketave në Evropën Qendrore, tha ai. Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov refuzoi sërish stacionimin e sistemit raketor mbrojtës amerikan në Poloni dhe Çeki.