1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nuk ka përparime në bisedimet për problemin atomik iranian

Isabella Kolar19 Prill 2006

Vazhdon të mos ketë përparime në çështjen e konfliktit atomik me Iranin. Bisedimet ndërkombëtare për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit, të zhvilluara në Moskë, përfunduan pa ndonjë rezultat konkret

Presidenti iranian, Ahmadinexhad
Presidenti iranian, AhmadinexhadFotografi: dpa

Pa ndonjë rezultat substancial kanë përfunduar konsultimet e pesë anëtareve të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë, lidhur me problemin atomik me Iranin. Kështu i ka deklaruar agjensisë ruse te lajmeve Interfax, njëri nga pjesëmarresit në bisedime. Këtë e ka konfirmuar edhe një zëdhënës në Uashington. Zëvendësministrat e gjashtë vendeve nuk arritën të pajtohen në miratimin e sanksioneve të mundshme kundër Iranit. Kina dhe Rusia vazhdojnë të kundërshtojnë sanksionet. Drejtuesi i bisedimeve, zëvendësministri amerikan i punëve të jashtme, Nikolas Burns, i ka deklaruar kanalit televiziv CBS, se ne ka pasur qëndrim unanim, qe Iranit t'i dërgohet një mesazh i ashpër në emër të bashkesisë nderkombetare.

Por për të ardhur deri te ndermarrja e hapave konkret te bashkësise ndërkombëtare jane te nevojshme, qe bisedimet te vazhdojne. Rusia vazhdon të qendroje pas propozimit per gjetjen e nje zgjidhje me dialog. Ministri i puneve te jashtme i Rusisë, Lavrov ka kërkuar nga Irani qe t'i kthehet bashkëpunimit të ngushtë me Agjensine Nderkombetare per Energji Atomike dhe te nderpresë pasurimin e uraniumit.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara i ka caktuar Iranit nje afat deri me 28 prill qe te nderpresë zhvillimin e programit atomik.

Pas kësaj date pritet që, Muhamed el Baradei, shefi i Agjensise Nderkomebtare per Energji Atomike me seli në Vjenë, ti paraqesë Këshillit te Sigurimit nje raport te ri. Ne baze te ketij raporti, ky këshill duhet te ndermarre masa te reja. Me rastin e pervjetorit te dites se ushtrise iraniane, presidenti Mahmud Amedinexhat ka paralajmeruar per rrezikun e intevenimit nga jashte. Ai ka thene se Irani nuk paraqet rrezik per asnje shtet, por ne rast se vendi kërcënohet, armiku do të asgjësohet.

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, pak para mbajtjes se konsultimeve ne Moske, ka shprehur vullnetin e SHBA-ve per nje zgjidhje diplomatike. Në pyetjen rreth mundesise se intervenimit ushtarak, ai ka deklaruar se te gjitha opsionet jane te hapura. Sipas të dhënave të rrjetit televiziv amerikan, CNN bisedimet per grindjen atomike me Iranin duhet te vazhdojne. Ne keto bisedime ne te ardhmen pritet te marrin pjese edhe përfaqesuesit e Kanadasë dhe Italisë.