Nuk shënohet ndonjë ndryshim në dramën e pengjeve në Afganistan
8 Gusht 2007 Në dramën e pengjeve në Afganistan nuk shënohet ndonjë ndryshim, megjithë deklaratën e talibanëve, se së shpejti do të jepet një vendim për fatin e 21 koreanojugorëve të rrëmbyer. Islamistët radikalë deklaruan pas refuzimit të prerë nga SHBA dhe Afganistani për shkëmbimin e pengjeve, se do të vendosin për hapa të tjerë. Nqs nuk lirohet shokët e tyre të idealit, përgjegjësia për gjendjen e pengjeve ndodhet vetëm tek presidenti amerikan Bush dhe kryeministri afgan Hamid Karsai, kërcënoi një komandant taliban në një telefonate me agjensinë e lajmeve Reuters. Korea e Jugut kundershtoi pohimet e talibanëve se dy nga të rrëmbyerit janë të sëmurë për vdekje. Nuk ka dëshmi për probleme shëndetësore, që mund të rrezikonin jetën e pengjeve. Informacione të reja për fatin e inxhinierit gjerman të rrëmbyer në Afganistan nuk ka.