1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Numër rekord mjekësh në Gjermani

29 Mars 2019

Megjithëse numri i mjekëve është shtuar, pacientët nuk kanë më shumë mundësi kurimi, për shkak të modelit të punësimit të mjekëve.

Symbolfoto zur Telemedizin Ärztin in einer Praxis kommuniziert mit dem Patienten über eine Webcam
Fotografi: Imago/Jochen Tack

Numri i mjekëve në Gjermani ka arritur një vlerë të re rekord. Sipas të dhënave të Dhomës Federale të Mjekëve, në fund të vitit të kaluar profesionin e mjekut e ushtronin në Gjermani 392.000 mjekë. Kjo është e barabartë me një rritje prej 1,9 përqind në krahasim me një vit më parë.

Brenda një dekade, numri i mjekëve është rritur në gati rreth një të katërtën. Megjithatë, Presidenti i Dhomës Federale të Mjekëve, Montgomery, paralajmëron edhe më tej për mungesën e mjekëve në Gjermani.

Gjithnjë e më shumë mjekë punojnë si të punësuar dhe me kohë të pjesshme. Prandaj, numri i orëve të punës, të vëna në dispozicion për pacientët nuk rritet në asnjë mënyrë në proporcion me numrin e mjekëve i tha ai Radios Bavareze.

Sipas tij, shifrat e reja të Dhomës Federale të Mjekëve tregojnë edhe se në Gjermani punojnë gjithnjë e më shumë mjekë të huaj. Një ndër shtatë mjekë që punojnë ndërkohë është nga bota e jashtme.