1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Numri i te papunëve në Gjermani nën 5 milionshin -

Zabine Kinkarc, Berlin29 Prill 2005

Lehtësim psikologjik në tregun e punës

Ne pritje te ndermjetesimit te nje vendi pune
Ne pritje te ndermjetesimit te nje vendi puneFotografi: AP

Pranvera në Gjermani nisi me një lajm të mirë: Për herë të parë që prej fillimit të vitit numri i të papunëve ka rënë nën 5 miilionshin. Në prill Gjermania numëronte 4,968 milionë njerëz të papunë, afro 208 mijë më pak se në mars. çtensionimi u duk qartë në sytë e shefit të Agjencisë së punës, Frank Jyrgen Vajze, të enjten, kur ky prezantoi shifrat aktuale të tregut të punës. Sigurisht që këto shifra nuk ishin shenjë e një hovi të dukshëm në pakësimin e papunësisë, por të paktën duket se diçka në këtë drejtim po lëviz, komenton ai.

"Tregu i punës është duke u përmirësuar. Në fillim të muajit u kisha thënë që në pranverë numri i të papunëve do të bjerë nën 5 milonshin dhe që kjo në të ardhmen nuk do të tejkalohet. Unë tani po gëzohem, që kjo ka ndodhur qe ne 18 prill." - u shpreh ministri i punes, Volfgang Klement.

Sipas ministrit Klement, ajo që bie në sy është që përpjekjet për ndërmjetësimin e vendeve të punës për të rinj nën moshat 25-vjeçare. Para së gjithash në jugperëndim të vendit ndjehet dukshëm çtensionimi i gjendjes. Edhe numri i vendeve të hapura është rritur raport Klement më tej. Dhe kjo ka të bëjë me reformat në tregun e punës, tha ai. Por për të zhvilluar ekonominë duhet që të shtohen reformat në sektorin e tatimeve kërkon Klement. Prandaj edhe opozita kristiandemokrate e sociale duhet t'i pranojë sygjerimet e bëra nga qeveria, kërkoi minisitri socialdmokrat:

"Zvogëlimi i tatimit të ndërmarrjeve ndaj komunave dhe një përllogaritje më e mirë tatimit mbi biznesit në relacion me tatimin mbi të ardhurat, zvogëlimin e tatimit të trashëgimisë apo lehtësimi tatimor për filtrat e diezel. Kjo dhe shumë të tjera janë masa që duhen marrë për nxitur rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës në vendin tonë.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW