191211 Chefin auf Zeit
21 Dhjetor 2011
Fondacioni „ lesen“ (lexoni) dhe gazeta „Focus Mone“ kanë organizuar ditë më parë një projekt për të rinjtë. Ky projekt qyhet "Shef për një ditë". Me këtë rast tetë sipërmarrje kanë liruar vendet e shefave të tyre dhe për një ditë detyrat e tyre ia kanë dorëzuar nxënësve. Në Mynster për shembull Kristina van Vorst ka marrë punën e rektores së Univerisitetit – ajo pra ka për të drejtuar për një ditë Universitetin e Mynsterit.
Termini tjetër zyrtar është në 09:45. Ata marrin pjesë në mbledhjen e rektoratit në dhomën numër 16 dhe do të drejtojnë këtë takim.
Takimi i mëngjesit: Kristina van Vorst qëndron si rektore e re në zyrën e saj – një fotograf i Universitetit fotografon momentin. Në tavolinën e rrumbullakët Kristina van Vorst ka mbledhur punonjësit: një asistente personale, dy sekretare, të cilat kujdesen për kalendarin e termineve të saj dhe një zedhënës shtypi i universitetit. Kristina dëgjon për herë të parë se çfarë ka për të bërë ajo sot. Dhe ajo shkon pastaj për në Mexlab, në laboratorin e shkollës sonë dhe aty bën hapjen si rektore.
Të papriturat e të qënit rektore
Kristina shikon pak e çuditur. Që ajo duhet të mbajë një fjalim para më shumë se 100 mysafirëve, këtë ajo nuk e kishte pritur…..
"Pra nëse tregon diçka sesi bëhet para shumë njerëzve, kjo besoj unë është shumë emocionuese. Unë duhet të gjej një tekst me asistenten time personale: në ç'mënyrë do t'a them që me këtë të dukem krejtësisht autentike.”
Kristina van Vorst është në klasën e 12-të në Gjimnazin Geschwister-Scholl në Mynster. Kursi i saj për shkencat sociale bën pjesë në aksionin „Shef për një ditë“. Kursi kishte si temë „Sipërmarrjet“. Nxënësit inçizuan në një video reklamë dhe shfaqën para më shumë se 50 nxënësve të tjerë. Projekti „Shef për një ditë“ dëshiron t'ju ofrojë të rinjve kontakte me ekonominë. Dhe kjo mund të tregojë se mund të sjellë kënaqësi kur ata marrrin përgjegjësi.
Gjatë një Casting në fundjavë nxënësit u mblodhën dhe diskutuan me njëri-tjetrin, kryesuan diskutimet në grupe, zhvilluan testet e inteligjencës dhe bisedimet mbi kandidatët konkurrentë. Në fund këshilltarët e personelit zgjodhën Kristina van Vorst. Ajo ishte shumë e motivuar dhe tregoi se ajo mund ti bindë të tjerët. "Patjetër që është shumë me stres, ka vazhdimisht shumë për të bërë. Ka një termin dhe duhet tëherë direkt tek tjetri".
Në këtë ditë ajo nuk ka edhe shumë kohë për të menduar mbi të ardhmen profesionale të saj. Ajo shkon nga takimi i rektoratit në hulmtimet shkencore në mjeksi dhe më pas përsëri në një tjetër takim.
"Unë kam mbajtur kështu shënimet nga referentja ime personale. Dhe aty mund të lexosh se çfarë ia vlen. Unë jam njohur tani me krejt temën që nuk është aq e lehtë. Po, vazhdimisht është një e papritur, çfarë vjen më pas", pyet ajo.
Përgjegjësia, stresi dhe kënaqësia
Në mbrëmje shkon në hapjen e një laboratori për nxënësit. Fëmijët dhe të rinjtë duhet aty të provojnë që ata më vonë ndoshta të entusiasmohen për një studim shkencor mbi natyrën. Tekstin për lexim asistentja tashmë e ka vendosur. "Por gëzohem që unë për herë të parë gjatë këtij termini sot ndjehem si në shtëpi. Mund ta përshkruaj unë dikur këtë? Po, e kuptueshme".
Disa orë më vonë ajo shkon më tej. Salla e dëgjimit, kryebashkiaku i Mynsterit është aty, edhe ministrja e Shkencave për landin e Renanisë Veriore – Vestfali. "Shumë i nderuar zoti Kryebashkiak Lewe".. .disa herë mbetet pezull, por kjo bën që ajo ta kalojë me një buzëqeshje.
"Më mbetet vetëm t'ju uroj shumë kënaqësi. Dhe shpresoj të shiheimi së shpejti..."
Publiku duartroket – dhe Kristina ndjehet e lehtësuar nga kjo ditë. Në rangun e rektores së vërtetë edhe Ursula Nelels ka ndjekur fjalimin. Ajo ka shfrytëzuar ditën për të përpunuar aktet.
Prova përfundon me sukses
Për sa kohë që ajo ishte aty, ajo ka luftuar burrërisht. Dhe pasi unë dëgjova fjalën përshëndetëse para ministres dhe fjalën përshëndetëse para mysafirëve të rangut të lartë të mbledhur aty, unë mendoj se ajo mund ta bëj këtë punë. Me lavdërimin e rektores së vërtetë për Kristina van Vorst merr fund dhe një ditë e gjatë pune. Ajo është e uritur dhe e lodhur. Të jesh shefe thotë ajo, është shumë rraskapitëse.
"Për një ditë kjo është e tëra e shkëlqyeshme, pra gjithçka çfarë unë kaloj, në një plan kohor mjaft të ngjeshur, por unë besoj se për çdo ditë, kjo do të ishtë për mua shumë", thotë ajo.
Autor: Anna - Lotta Liss/M. Kelmendi
Redaktoi: Bahri Cani