Nxirren rreth 3 mijë minatorë të bllokuar në një minierë ari në Afrikë
4 Tetor 2007Reklamë
Aksioni për shpëtimin e më shumë se 3 mijë minatorëve në Afrikën e Jugut, të bllokuar në një minierë ari në thellësinë prej rreth 2 mijë metrash po ecën pa probleme. Një zedhënëse e sindikatave të minierës njoftoi në Carletonville, në jugperëndim të Johanesburgut, se forcat e shpëtimit kanë arritur t´i nxjerrin minatorët e bllokuar prej 15 orësh në galeritë e nëndheshme, për shkak të defektit të një ashensori. Punëtorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.