Obama parashtron arsyet për sulmin në Siri
29 Gusht 2013![A Rebel fighter points at smoke rising in the city of Aleppo on January 18, 2013. UN leader Ban Ki-moon warned that Syria is in a "death spiral", as his top humanitarian and human rights officials pleaded with the UN Security Council to take firmer action. AFP PHOTO / EDOUARD ELIAS (Photo credit should read EDOUARD ELIAS/AFP/Getty Images)](https://static.dw.com/image/16990370_800.webp)
Obama shpjegoi të mërkurën se si do të përdorë një sulm ushtarak të limituar ushtarak për të penguar në të ardhmen përdorimin e armëve kimike. Ai nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin se qeveria Bashar al-Assadi qëndron prapa sulmit të fundit.
Udhëheqësi amerikan shtoi, se ai nuk ka "nuk vendosur" se sa shpejt do ta miratojë ndërhyrjen ushtarake, por se një operacion i tillë duhet t'i dërgojë një "sinjal të fortë" Asadit.
"Ne kemi arritur në përfundimin se qeveria siriane i ka kryer këto sulme", tha Obama në radion amerikane PBS. "Dhe në qoftë se është kështu, atëherë atje duhet të ketë konsekuenca ndërkombëtare."
Ai e paraqiti sulmin "të matur, të kufizuar" në vend të një fushate ushtarake të zgjatur, duke thënë se "angazhimi i drejtpërdrejtë ushtarak, përfshirja në luftën civile në Siri, nuk do t'i ndihmojë situatës në terren."
Një ekip i inspektorëve të armëve të OKB-së është duke punuar momentalisht në Siri, duke mbledhur të dhëna nga sulmin e supozuar me armë kimike, i cili vrau qindra vetë javën e kaluar. Siria ka kundërshtuar vazhdimisht akuzat se një ushtria e saj e ka kryer sulmin, duke akuzuar për të rebelët "terroristë".
Në kërkim të mbështetjes ndërkombëtare
Të mërkurën në mëngjes pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk arritën të dien dakord për projektrezolutën britanike për ndërhyrjen e forcave ushtarake në Siri. Rusia tha në Këshilline Sigurimit se veprimi është i parakohshëm.
Megjithatë SHBA dhe vendet e tjera perëndimore kanë pohuar se sulmi mund të ndodhë edhe pa miratimin e OKB-së.
"Ne nuk shohim rrugëdalje, nëse marrim parasysh kundërshtimin rus për veprime të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit në Siri", tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf. "Ne nuk mund t'i shmangemi përgjegjësisë për shkak të mungesës së vazhdueshme të kompromisit nga ana e Rusisë në OKB dhe fare sinqerisht situata është aq serioze, saqë kërkon përgjigje."
Britania e Madhe dhe Gjermania të një mendimi
Kryeministri britanik David Cameron bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel të mërkurën në mbrëmje dhe të dy ishin të një mendjeje se "dëshmitë e mjaftueshme" për përdorimin e armëve kimike nga Siria e bëjnë të domosdoshëm reagimin ndërkombëtar.
"Të dy shpresojnë se asnjë anëtar i KS të OKB-së nuk do të mbyllë sytë para këtyre krimeve kundër njerëzimit dhe konsekuencat përkatëse duhet të aprovohen", tha zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert.
Në parlamentin britanik opozita e detyroi kryeministrin Cameron të premtojë se para vendimit për sulmin ushtarak do të presë, derisa inspektorët e armëve të OKB-së të paraqesin dëshmitë e tyre.