140411 Obama USA Haushalt
14 Prill 2011
Deficiti amerikan prej 4 bilionë dollarësh do të ulet në një periudhë 12 vjeçare. Me propozimin e tij Obama është duke hyrë në një betejë politiko- ideologjike, e cila do të zotërojë fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
Presidenti amerikan Barack Obama kërkon që të ulë deficitin buxhetor prej katër bilionë dollarësh në dymbëdhjetë vitet e ardhshme. Për ta kuptuar më mirë këtë shifër shpjegojmë se një bilionë përbëhet nga një mijë miliardë dollarë, që do të thotë se Obama kërkon të kursejë 4 mijë miliardë dollarë. "Kjo është një qasje, që i vë në pikëpyetje të gjitha shpenzimet. Por që mbron shtresën e mesme të shoqërisë, të moshuarit dhe investimet në të ardhmen", thotë presidenti amerikan.
Konkretisht presidenti kërkon të kursejë në katër sektorë
Në shpenzimet e përgjithshme buxhetore, në buxhetin e mbrojtjes dhe kostot e sektorit të shëndetësisë. Përveç kësaj ai kërkon të kryejë një reformë të përgjithshmë të sektorit të taksave. Një radhë vrimash vakumi duhet të mbyllen. Duke filluar me heqjet e zbutjeve fiskale për të pasurit, që u futën në sistem dhjetë vjet më parë nga George W. Bush. Obama i shtyu ato vitin e kaluar edhe për një vit. Ai e pati bërë këtë që t'u merrte rebublikanëve pëlqimin për sektorë të tjerë. "Ne nuk kemi mundësinë të pranojmë zbutje fiskale për milionerët dhe miliarderët. Kështu që unë e refuzoj zgjatjen e re të afatit."
Republikanöt duan të pengojnë rritjen e taksave
Kjo e bën historinë interesante. Sepse për republikanët një gjë është e rëndësishme, të mos rriten taksat. Edhe amerikanët me të ardhura vjetore mbi 250 mijë dollar në vit, preken nga rritja e taksave. Kryetari i shumicës republikane në Dhomën e përfaqësuesve amerikanë, John Boehner: "Presidenti na dëgjoi mirë. Nëse lemë mënjanë diferencat në pikëpamje dhe duam të bëjmë diçka për të qenë, që të ulim deficitin, atëherë kjo nuk duhet të jetë rritja e taksave."
Republikanët i kanë refuzuar planet e Obamës si "shumë zhgënjyese" dhe retorikë e fushatës zgjedhore. Konservatorët e prezantuan javën e kaluar planin e tyre për shpërbërjen e borxheve duke ushtruar kështu presion mbi Obamën. Republikanët duan të kursejnë më shumë, gjashtë bilionë dollarë në dhjetë vitet e ardhshme, njësoj si Obama kërkon të kursejë katër bilionë në 12 vitet e ardhshme. Ndër të tjera konservatorët planifikojnë kursime në sigurimin shëndetësor për të moshuarit dhe të varfërit.
Obama kundër planeve të konservatorëve
Kështu nuk duhet të ndodhë, tha Obama në fjalën e tij. "Për të përballuar sfidat tona financiare, duhet të bëjmë reforma. Ne duhet të sakrifikojmë, por jo të sakrifikojmë atë Amerikë, që besojmë. Sa kohë të jem unë president, nuk do e bëj një gjë të tillë."
Obama kërkon të rizgjidhet sërish në nëntor të vitit 2012, prandaj ai është duke kaluar në ofensivë. Republikanët kanë arritur ta bëjnë temën e kursimeve temë të tyre. Dhe për shumicën e amerikanëve borxhet e shtetit janë një problem i rëndësishëm. Borxhet e përgjithshme janë në nivelin e 14,2 bilionë dollarëve, gati 11 përqind e prodhimit bruto të vendit. Konfrontimet midis Obamës dhe republikanëve për kursin e duhur të kursimeve do të bëjnë që grindjet e javës së kaluar për buxhetin emergjent të duken si demostratë paqeje.
Autor: Anna Engleke/Aida Cama
Redaktoi: Angjelina Verbica