1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OBT në kërkim të identitetit

Rayna Breuer/Pandeli Pani29 Janar 2013

Në vitin 2001, anëtarët e OBT-së ende dukeshin shumë ambiciozë dhe optimistë për të ardhmen. Po 13 vjet më vonë asgjë nuk ka ndodhur veç negociatave për këtë paketë gjigande reformash.

Delegates pass in front of the World Trade Organization (WTO) headquarters in Geneva, Switzerland, Friday, 27 July 2006, prior to the opening session of the WTO General Council. EPA/MARTIAL TREZZINI +++(c) dpa - Bildfunk+++
Welthandelsorganisation Sitz in GenfFotografi: picture-alliance/dpa

Roberto Carvalho de Azevêdo, Anabel González, Herminio Blanco, Mari Elka Pangestu, Taeho Bark, Amina Mohamed, Alan John Kwadwo Kyerematen, Tim Groser, Ahmad Thougan Hindawi - vetëm personave të brendshëm mund t'u thonë gjë këto emra.

Por këtë vit, njëri prej tyre do të zëvendësojë Paskal Lamin (Pascal Lamy) në postin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i OBT-së. Fillimisht nëntë kandidatët duhet t'u përgjigjen shumë pyetjeve, të paraqesin vizionet e tyre për të ardhmen e organizatës dhe të tregojnë se janë këmbëngulës, sepse përzgjedhja, që fillon në fund të janarit (29 - 31.01.2013) mund të zgjasë deri në tre muaj. Por pa marrë parasysh sa e vështirë mund të jetë gara për postin e kreut, kandidatët e dinë shumë mirë se pjesa e vështirë fillon pas fillimit të punës: shpëtimi i organizatës.

Pascal LamyFotografi: AP

Lamtumirë, Doha!

Në vitin 2001, anëtarët e OBT-së ende dukeshin shumë ambiciozë dhe optimistë për të ardhmen. Në Doha, ata vunë bazat për një raund të ri negociatash - raundi i Dohas. Qëllimi ambicioz: të gjithëve t'u lejohet hyrje e lirë në tregun botëror, përmes reduktimit të doganave dhe pengesave të tjera në tregtinë ndërkombëtare. Kjo pritej të ndihmonte për rritjen e mirëqënies, sidomos në vendet në zhvillim, të cilat pritej të përfitonin nga planet e reja të OBT-së. Po 13 vjet më vonë asgjë nuk ka ndodhur veç negociatave për këtë paketë gjigande reformash.

"Gjithkush e di se raundi i Dohas ka vdekur, por askush nuk dëshiron ta thotë me zë të lartë," mendon eksperti i OBT Simon Evenett i Universitetit të St Gallen në Zvicër. Veçanërisht vendet në zhvillim, e ndër ta sidomos vendet bujqësore kanë interes që raundi i Dohas të vazhdojë të mbahet gjallë. "Por problemi është se ata nuk e dinë se si mund të ndikojnë në procesin e negociatave, në mënyrë që të fitojnë mbështejen e Shtetetve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të mëdha", thotë Evenett. Përfundimi i tij: Doha është si një zombi, jo vërtetë e vdekur, dhe jo e gjallë."

Çështja më e madhe ku ka mosmarrëveshje është bujqësia. Në këtë çëshjte ka një ndarje mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. A duhet t'i ndërpresin vendet e pasura subvencionet e tyre për bujqësinë? A u lejohet vendeve në zhvillim rritja e tarifave mbi importet, në mënyrë që të mbrojnë prodhimet e tyre?

Tregti mbarëbotërore - pa OBT

Ngecja e raundit të Dohas ka krijuar në vitet e fundit, një model konkurrues për marrëveshjet shumëpalëshe të OBT-së: Gjithnjë e më shumë vende kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe jashtë rregullave të OBT. Një rrjet marrëveshjesh të tregtisë së lirë po thuret rreth e rrotull globit. Problemi: palët në marrëveshjet dypalëshe varen prej aftësive të tyre në negociata.

Logoja e OBSH-së

Shumica e marrëveshjevet dypalëshe bazohen vërtet në ligjin e OBT-së, por palët mund të përcaktojnë edhe rregullat - të cilat në fund të fundit  mund ta prishin balancën e forcave. "Negociatat ndërmjet një vendi me ekonomi të madhe dhe një vendi më të vogël mund të çojnë në një marrëdhënie të padrejtë, sepse vendi i fortë është në gjendje të ushtrojnë më shumë ndikim dhe presion. Kjo është dhe arsyeja pse ne kemi nevojë për OBT-së dhe qasje shumëpalëshe," - thotë Melendez-Ortiz. Sepse vetëm në kuadër të rregullave të OBT mbrohen kryesisht vendet e të vogla dhe të dobëta, shton Evenett.

Tungjatjeta, Bali!

Shanset që për herë të parë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të OBT-së ta marrë një grua janë më të volitshme se kurrë, sepse për këtë post kandidojnë të paktën tri gra me përvojë. Po ashtu edhe origjina e aplikantëve të bën të mendosh se OBT po përpiqet të paktën për një ndryshim të imazhit - tetë nga nëntë kandidatët vijnë nga vende që sipas ligjit të OBT-së kanë statusin e një vendi në zhvillim. Deri tani, me përjashtim të Supachai Panitçpakdi nga Tajlanda, të gjithë drejtorët vinin nga vendet e zhvilluara.

Supachai Panitçpakdi, nga Tajlanda ish-drejtor i OBSH-sëFotografi: AP

Por kushdo që të pasojë Lamin si drejtori i përgjithshëm, vendimet më të rëndësishme nuk i merr drejtori i përgjithshëm, por anëtarët e Konferencës Ministrore. Konferenca e ardhshme do të mbahet në fund të vitit në Bali. Në ishullin indonezian pritet që më në fund të pritet nyja gordiane e Dohës dhe të gjehet një rrugëzgjidhje nga bllokimi i tanishëm i negociatave. Momenti për këtë ka ardhur prej kohësh.