Ofensivë e re kundër ekstremistëve në Irak nga forcat amerikane
14 Gusht 2007Reklamë
Forcat amerikane në Irak nisin një ofensivë të re kundër ekstremistëve në këtë vend. Operacioni i quajtur "Sulmi fantom" drejtohet kundër kryengritësve sunitë të lidhur me Al Kaidën në Irak dhe militantëve shiitë të mbështetur nga Irani. Aktualisht kryeministri al Maliki ka kërkuar mbajtjen e një konference mes përfaqësuesve politikë irakianë për të zhbllokuar krizën. Adnan al Dulaimi, politikan nga blloku i partive sunite në parlament ka akuzuar grupet e armatosura shiite se po zhvillojnë "një fushatë të paparë gjenocidi", kundër irakianëve sunitë. Al Dulaimi ka akuzuar dhe Iranin për mbështetjen që i jep grupeve shiite.