1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB miraton një angazhim më të fuqishëm në Irak

11 Gusht 2007
Pavarësisht vazhdimit të dhunës në Irak Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur për një angazhim më të fuqishëm në këtë vend. 15 anëtarët pranuan njëzëri rezolutën përkatëse në Nju Jork, e parashtruar prej Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas saj, numri i punonjësve të Kombeve të Bashkuara në vend do të rritet dukshëm. Më tej Kombet e Bashkuara do ta mbështesin Irakun në të ardhmen edhe në çështje të sigurisë, të furnizimit energjetik dhe në negociatat me shtetet fqinje. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) paralajmëroi, se planifikon për në fund të shtatorit një konferencë me ministrat e jashtëm të rajonit. Kombet e Bashkuara u tërhoqën në pjesën më të madhe nga Iraku pas dy atentateve ndaj selisë së tyre kryesore në Bagdad në tetor 2003.