1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB- Raport vjetor në ditën botërore të refugjatëve - Integrimi i romëve në Gjermani

25 Qershor 2011

Numri i refugjaëve ka arritur një kuotë të lartë në të gjithë botën. Me 43,7 milionë vetë, që për shkak të luftës dhe konflikteve të tjera në vendet e tyre ndodhen në arrati, numri i refugjatëve vitin e kaluar ishte kaq i lartë sa nuk ka qenë në 15 vitet e fundit. Këtë e njoftoi të hënën (20.06.) Komisariati i Lartë për Refugjatë i OKB-së, me rastin e ditës botërore të refugjatëve në raportin e tij vjetor. Tilman Kleinjung:

Samite integrimi, të ngarkuar për integrim, kure integrimi, masa integrimi, kudo në Gjermani flitet për integrimin. Sidomos mbas daljes së librit të shumëpërfolur të Tilo Sarazinit. Debati rrotullohet kryesisht rreth integrimit të turqve. Por për romët, askush nuk flet. E të mos harrohet se romët janë pakica më e madhe e Evropës! Afro dhjetë deri më 12 milionë jetojnë këtu. Shumë syresh jetojnë në varfëri, pa arsim dhe pa punësim. Ky rreth vicioz duhet të marrë fund. Për këtë kanë rënë dakord shtetet anëtare të BE-së në strategjinë «Romët 2020», të cilën do ta miratojnë në samitin e tyre më 23 dhe 24 qershor në Bruksel. Sidomos në sektorin e arsimit duhet të bëhet shumë. Dhe ndërsa politikanët debatojnë me zjarr, në terren ka kohë që po punohet. Një shembull për integrimin e suksesshëm të fëmijëve romë e dërgon shkolla «Janusz Korczak» në Këln. Rayna Brojer kaloi aty një ditë:

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi