OKB vendos të dërgojë një trupë paqeruajtëse në Darfur
31 Korrik 2007Reklamë
Kombet e Bashkuara kanë miratuar një rezolutë për dërgimin e një force paqeruajtëse në rajonin e krizës Darfur në Sudan. Trupa prej 26.000 ushtarësh do të përbëhet nga forca të OKB-së dhe të Bashkimit Afrikan. Në Darfur përllogaritet të kenë humbur jetën të paktën 200.000 vetë dhe rreth dy milionë janë larguar prej andej vitet e fundit.