1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Olaf Scholz: Vendi i Gjermanisë është në krah të Izraelit

12 Tetor 2023

Deklarata qeveritare në Berlin - Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz përsëri i premtoi Izraelit mbështetje të plotë. Kancelari bën bashkëpërgjegjës Iranin për sulmin e islamistëve të Hamasit.

Kancelari Olaf Scholz duke mbajtur fjalimin me deklaratën qeveritare lidhur me Izraelin në Bundestag
Kancelari Olaf Scholz duke mbajtur fjalimin me deklaratën qeveritare lidhur me Izraelin në BundestagFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Kancelari Olaf Scholz e ka siguruar në mënyrë të përsëritur për mbështetjen e plotë të Gjermanisë Izraelinpas sulmit në shkallë të gjerë të Hamasit militan islamik. "Në këtë moment për Gjermaninë ka vetëm një vend: vendi në krah të Izraelit", tha Scholz duke dhënë deklaratën qeveritare në Bundestag në Berlin. "Ne dënojmë me gjithë ashpërsinë dhunën e terroristëve." Izraeli ka "konform së djertës ndërkombëtare ka të drejtë të mbrojë veten dhe qytetaret e qytetarët e vet ndaj këtij sulmi barbar".

"Siguria e Izraelit është arsye shteti (ratio status) për Gjermaninë", theksoi Scholz. "Historia jonë, përgjegjëisa jonë prej Holokaustit e bën për ne një detyrë të vazhdueshme, që të angazhohemi për ekszitencën dhe për sigurinë e shtetit të Izraelit."

Salla plenare e Bundestagut - Kancelari Olaf Scholz jep deklaratën qeveritare për gjendjen në Izrael pas sulmit terrorist të Hamasit dhe rithkeson solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të GjermanisëFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Scholz deklaron ndalimin e aktivitete të Hamasit

Ministria e Brendëshme sipas kancelarit Scholz do të dekretojë ndalimin e aktiviteteve për Hamasinnë Gjermani. Edhe shoqata palestineze "Samidoun", anëtarët e së cilës kanë glorifikuar në rrugët e Gjermanisë "aktin brutal të terrorit", do të ndalohet, theksoi kancelari. Urrjetja dhe nxitja e urrejtjes nuk mund të pranohen duke bërë sehir. "Antisemitizmin ne nuk e tolerojmë", tha ai. Kush glorifikon krimet e Hamasit ose përdor simbolet e tij, kryen vepër penale në Gjermani. Gjermania, BE, SHBA dhe Izraeli e klasifikojnë Hamasin si organizatë terroriste.

Irani me bashkëpërgjegjësi 

Scholz bëri Iranin bashkëpërgjegjës për sulmet terroriste. "Ne deri tani nuk kemi dëshmi të verifkuara, që Irani ta ketë mbështetur konretisht apo operativisht sulmin burracak të Hamasit", tha ai. "Por për ne të gjithë është e qartë: Pas mbështetjen iraniane gjatë viteve të fundit Hamasi nuk do të ishte i aftë të kryente këtë sulm të paprecedent në territorin e Izraelit."

Njëkohësisht kancelari tërhoqi vëmendjen nga mundësia e përhapjes së konfliktit. "Bashkë ne u bëjmë thirrje të gjithëve në rajon, që të heqin dorë nga aktet armiqësore kundër Izraelit", nënvizoi Scholz. "Mesazhi ynë është i qartë: Do të ishte një gabim i pafalshëm të sulmohej Izraeli."

Paralajmërim në adresë të Hisbollahut

Scholz në deklaratën qeveritare u shpreh me "shqetësim të madh"duke iu referuar dimensionit rajonal të konfliktit. Vëmendja përqendrohet tek jugu i Libanit. Hisbollahu, që operon atje ashtu si edhe Hamasi ka lidhje të ngushta me Iranin. Edhe kjo organizatë vë në pikëpyetje të drejtën e ekztiencës së Izraelit. "Hisbollahu nuk lejohet të ndërhyjë në luftime", paralajmëroi kancelari. Hisbollahu radikal.islamik klasifikohet nga Gjermania, SHBA, Kanadaja, Izraeli dhe disa shtete arabe suni si organizatë terroriste. BE e ka listuar krahun e armatosur të Hisbollahut si grup terrorist.

Kancelari paralajmëroi, se një ndërhyrje e Hisbollahut do ta çonte në prag të greminës Libanin gjithësesi të pastabilizuar. Ajo që kërcënon në një rast të tillë do të ishte një përhapje e konfliktit me pasoja shkatërrimtare deri në Afrikën e Veriut dhe në Jemen, bëri të qartë Scholz.

Me kërkesën e miratuar njëzëri në parlament paraqitur nga koalicioni qeverisës SPD, FDP dhe Të Gjelbërit si dhe nga grupi parlamentar kristiandemokrat, Bundestagu i kërkoi qeverisë që "Izraelit në sfondin e sulmit brutal kundër vendit dhe qytetarëve të pafajshëm t'i garantojë solidaritet të plotë dhe çfradolloj mbështetjeje".

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock të premten (13.10.2023) do të udhëtojë për në Izrael. Këtë e komunikoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Berlin.

qu/jj/rb/se/sti/pg/ehl/ust/jdw (dpa, afp, rtr, ap, kna, phoenix)