1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusi: Hetime kundër opozitës

Jegor Winogradow / Aida Cama8 Nëntor 2012

Afati i hetimeve për rastin e gjoja "trazirave masive" të organizuara në maj të 2012 në Moskë është shtyrë. Autoritetet kërkojnë të fitojnë kohë, thonë aktivistët e të drejtave të njeriut. Sepse mungojnë dëshmitë.

Bild: DW/ Evlalia Samedova
Marrshimi i milionëve, 5 maj 2012, MoskëFotografi: DW

Hetuesit kanë kohë deri në 6 mars të vitit të ardhshëm për "rastin Bolotnaja". Aktualisht gjykata është duke marrë vendim nëse kohëqëndrimi në arrest i 13 të akuzuarve duhet të zgjatet. Ata u futën pas hekurave në maj të këtij viti, me akuzën se kanë planifikuar protesta masive kundër Vladimir Putinit "nëpërmjet përdorimit të armëve". Ligjet ruse parashikojnë deri dhjetë vjet dënim për një akuzë të tillë.

Më 6 mars 2012, në shumë qytete ruse njerëzit demostruan për demokraci dhe liri. Në Moskë protestat u zhvilluan në sheshin Bolotnaja. Nën moton "ndryshimet kërkojnë solidaritet" demostruan atë ditë dhjetëra mijëra vetë. Njësitë e policisë dolën kundër kundërshtarëve të qeverisë. Dëshmitarë okularë folën për skena të përgjakshme. Qindra vetë u arrestuan.

Marrshimi i milionëve, 5 maj 2012, MoskëFotografi: DW

Hetuesit janë duke luajtur me kohën

Me zgjatjen e afatit të hetimeve kërkohet vertëm të fitohet kohë, mendon Ljudmila Alexejewa. Kryetarja e Grupit moskovit të Helsinkit i tha DW, së autoritetet janë duke kërkuar dëshmi se në 6 maj 2012 kanë qenë bërë plane për "trazira masive". Alexejewa është e bindur se "rasti Bolotnaja" është inskenuar. Nuk ka dëshmi kundër të dyshuarve. "Maksimumi që mund të kenë hetuesit janë përleshjet e njerëzve të veçantë me policinë, por jo trazira masive," thotë aktivistja e të drejtave të njeriut.

I të njëjtit mendim është Lew Ponomarjow, drejtor i lëvizjes ruse "Për të drejtat e njeriut". Kryehetuesi, në këtë rast, Alexander Bastrykin, ndodhet në presion politik. "Ai duhet të dëshmojë se në sheshin Bolotnaja ka pasur trazira masive. Detyra i është dhënë nga lart," thotë aktivisti i të drejtave të njeriut.

Largim i udhëheqësve të opozitës?

Ponomarjow beson po ashtu se autoritetet kërkojnë të largojnë kështu udhëheqësit e lëvizjes së protestës. Ai mendon se autoritetet do të thërrasin edhe përfaqësues të tjerë të opozitës në "procesin Bolotnaja". Atyre u shtohen udhëheqësit prominentë të opozitës, si për shembull shefi i Frontit të Majtë, Sergej Udalzow.

Këtë shqetësim e ka edhe Vadim Prochorow. Ai është avokat i Boris Nemzow-it, bashkëkryetarit të "Partisë për Lirinë e Popullit" dhe Ilja Jashin-in, udhëheqësit të lëvizjes "Solidaritet". Edhe ata janë opozitarë prominentë. Të dy janë thirrur nga autoritetet si dëshmitarë në "rastin Bolotnaja". Prochorow druhet se hetuesit mund t`i kthejnë mandatet e tyre nga dëshmitarë në të akuzuar.

Është prishur festa e Putinit?

Shumë delikat është rasti i Maxim Lusjanin-it, mendon Prochorow. Si njëri prej të burgosurve ai e ka pranuar fajin. Procesi kundër tij fillon më 9 nëntor. "Nëse ai përdor në gjygj fjalën "trazira", atëherë kjo përbën precedent", thotë Prochorow. Kjo do të çonte në marrjen e vendimit për të gjithë të akuzuarit në "rastin Bolotnaja". "Nëse dikush nga të akuzuarit e pranon këtë, atëherë nuk nevojiten më dëshmi," mendon avokati.

Marrshimi i milionëve, 5 maj 2012, MoskëFotografi: DW

Shpresat për opozitarët e përndjekur janë të pakta, mendon Prochorow. Sepse kemi të bëjmë me personin Putin. "Ndërkohë unë kam filluar të besoj se Putini ka thënë vërtet: "Këta njerëz më prishën festën e marrjes së postit, prandaj unë do ju prish gjithë jetën", thotë avokati i udhëheqësve të opozitës.