Opozita polake fituese e zgjedhjeve parlamentare
22 Tetor 2007Reklamë
Në zgjedhjet parlamentare në Poloni qytetarët vendosën qartë për ndërrimin e qeverisë. Forca më e fortë politike nga këto zgjedhje sipas rezultatave të deritanishme me 44 përqind të votave të fituara doli 'Platforma qytetare' opozitare. Partia 'Ligj dhe drejtësi' e kryeministrit konservator Jaroslav Kaçinski (Jaroslaë Kaczynski) ka arritur të siguroj vetëm 31 përqind të votave. Kaçinski pranoi menjëherë humbjen dhe uroi liderin liberal të opozitës Donald Tusk. Pas fitores Tusk bëri thirrje për unitet dhe çmoi lart pjesëmarjen rekorde në zgjedhje me 55 përqind.
