1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OSBE dërgon në Gjeorgji një ndërmjetësues për shkak të krizës

11 Nëntor 2007

Oraganizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, ka dërguar, për shkak të gjendjes së tensionuar në Gjeorgji, një të dërguar të posaçëm në Republikën kaukaze.Sipas OSBE-së në Madrid, ish udhëheqësi i parlamentit europian dhe ish kryeministri i Spanjës, Josep Borreli, do të ndërhyje në vendosjen e një dialogu paqësor mes qeverisë dhe opozitës në Gjeorgji.
Ndërkohë ,biznesmeni gjeorgjian, Badri Patarkatsishvili, pasuria e të cilit vlerësohet në miliarda dollarë, deklaroi se do të garoj për president në zgjedhjet e ardhshme. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjeorgji e ka akuzuar zotin Patarkatsishvili, që financon një pjesë të opozitës, për përgatitjen e një grushtshteti.