1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OSBE ndihmon në shkatërrimin e elementeve kimike

17 Prill 2012

Çekia dhe Turqia financojnë shkatërrimin e armëve kimike të komunizmit të Shqipërisë. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që kordinon punën kërkon donatorë të tjerë.

Për këtë u nënshkrua sot (17.04.) një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë. Në bazë të saj, OSBE-ja angazhohet që të eleminojë rreth 80 tonë produkte kimike nga depot e ushtrisë. Projekti financohet në pjesën e tij më të madhe nga Çekia dhe nga Turqia.

Pas shpërthimit në Gërdec pranë Tiranës në vitin 2008, kur u vranë 26 vetë, përfaqësia e OSBE-së i intensifikoi përpjekjet e saj për ta ndihmuar Shqipërinë për eleminimin e municionit të tepërt dhe kimikateve helmuese. Shqipëria synon të eleminojë deri vitin e ardhshëm 40.000 tonë municion të vjetëruar dhe të tepërt.

Autor: Agjencitë e lajmeve / Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti