1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për të merituar anëtarësimin në NATO!

Ani Ruci6 Shkurt 2007

Shqipëria rrit shpenzimet për ushtrinë. Për përshpejtimin e reformave në ushtri dhe arritjen e standarteve të kërkuara nga NATO-ja, buxheti rritet nga 1, 85 përqind të GDP në 2 përqind për vitin e ardhshëm

Tirana
TiranaFotografi: DW

Integrimi Euro- Atlantik i Shqipërise nuk është prioritet vetëm i qeverisë aktuale të kryeministrit Berisha. Të gjitha qeverite, të majta apo të djathta, që kanë kryer rotacionin e pushtetit që nga viti 1992 e deri më sot e vendosën atë në krye të programeve dhe strategjive të zhvillimit kombetar ekonomiko- social.

Por i takoi qeverisë së kryeministrit Berisha të kurorezoje vitin e kaluar nenshkrimin e marrëveshjes se SA me BE, duke shënuar hapin e parë, domethënës në procesin e integrimit Europian, njërin kopmonent te binomit euro- atlantik.

Nëse vitin e ardhshem, ne Samitin e NATO-s në Uashington , Shqipëria do të marre ftesën e shumepritur për anëtarësim në Aleancën Atlantike, kjo do të shënojë kurorezimin me sukses të komponentit tjeter, integrimit ne NATO,
nje procesi i gjate, i nisur që më pjesemarrjen e Shqiperise ne Partneritetin për Paqe ne fillim te viteve 90- të të shekullit te kaluar dhe që po vazhdon me pjesemarrjen e saj me trupa ne misione paqeruajtese ne Afganistan, Irak, Bosnje dhe se shpejti ne Liban.

Por plotesimi i standarteve të kërkuara nga Aleanca nuk mund te arrihet me shpenzimet e parashikuara ne buxhetin e shtetit për vitin 2007, kur ka mbetur vetem nje vit kohë nga samiti i rëndësishëm i Uashingtonit. Ky është samiti qe do të vendosë nëse Shqiperia do te pranohet apo do të mbetet jashtë Aleances Atlantik, e përcjelle me shprehjen kaq shpesh te perdorur: „Dyert e Natos per Shqiperine mbeten te hapura“

Qe kjo te parandalohet të ndodhe kryeministri Berisha publikoi ne Tirane, gjatë nje forumi kombetar per mbrojtjen dhe sigurine, rritjen e shpenzimeve nga buxheti i shtetit per përshpejtimin e perfundimit te reformave ne ushtri dhe arritjen e standarteve te kerkuara nga Aleanca nga 1, 85 perqind të GDP ne 2 përqind ne vitin e ardhshem, dy vjet para parashikimeve per nje rritje te tille.

Ai beri te ditur gjithashtu se Shqiperia do te dyfishoje trupat paqeruajtese ne Afganistan dhe do të dërgoje trupa edhe ne Liban.

Ne nje situate kur parashikohet qe rritja ekonomike e Shqiperise per vitin 2007 te jete ne masen 5 perqind te prodhimit te pergjithshem bruto ose GDP. rritja e shpenzimeve per te realizuar reformat shumeplaneshe ne fushen e mbrojtjes dhe te sigurise ne opinionin e pavarur brenda verndit eshte pritur me kritikë. Analiste dhe opinionistë druhen se mos kjo rritje shpenzimesh nga buxheti modest i shtetit do të bëhet në kurriz te fushave te tjera te ekonomise, te sherbimeve sociale duke shkaktuar ulje te nivelit te jeteses se popullsise, shifra më e fresket zyrtare për të cilin eshte 2.664 dollare te ardhura per fryme ne vit.