1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për unitetin e Spanjës - Protestë masive në Barcelonë

8 Tetor 2017

Disa qindra mijëra vetë ishin pjesë e një proteste masive në Barcelonë. Edhe nobelisti i letërsisë, shkrimtari Mario Vargas Llosa mori pjesë në protestën për unitetin e Spanjës.

Spanien Tausende protestieren gegen Unabhängigkeitspläne in Katalonien
Fotografi: picture-alliance/dpa/N. Carvalho Ochoa

Në një protestë masive në Barcelonë kundër pavarësimit të Katalonjës nga Spanja kanë marrë pjesë disa qindra mijëra vetë. Policia bën fjalë për 350.000 pjesëmarrës të dielën. Vetë organizatorët flasin për një pjesëmarrje më të lartë, 950.000 vetë. Protesta u zhvillua nën moton „Mjaft", „Le t'i kthehemi arsyes." Në sheshin Urquinaona në kryeqytetin katalanas, Barcelonë, njerëzit kënduan himnin „Viva Espana" dhe valëvisnin flamuj spanjollë. Në demonstratë kishte shumë pjesëmarrës nga rajone të tjera spanjolle.

Mario Vargas LlosaFotografi: Reuters/G. Fuentes

Edhe nobelisti i letërsisë, shkrimtari Mario Vargas Llosa mori pjesë në protestën për unitetin e Spanjës. Peruani me nënshtetësi spanjolle u shpreh në një fjalim, se demokracia spanjolle do t'i rezistojë çdo lloj „komploti pavarësie".

 

 

la/(afp, dpa)