1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundojnë pa sukses bisedimet me Korenë e Veriut

26 Qershor 2004
Presidenti Kim Jong Ir para një flamuri me simbolin atomik të Koresë së Veriut
Presidenti Kim Jong Ir para një flamuri me simbolin atomik të Koresë së VeriutFotografi: AP/APTN

Gjashtë palët në bisedimet për programin atomik të Koresë së Veriut do të takohen para fundit të shtatorit për raundin tjetër të bisedimeve. Këtë e deklaroi zëvendësministri i jashtëm i Kinës, Vang Li, i cili kryesoi edhe raundin e tretë të bisedimeve për palën kineze. Në kohën e ndërmjetme, grupet e punës do të sqarojnë hollësi të tjera, për shembull si mund të përcaktohet dhe kontrollohet ngrirja e programit atomik të Koresë së Veriut. Ky do të ishte hapi i parë për eleminimin e plotë të programit atomik, për të cilin, sipas Vang Ji-së në Pekin janë të gjithë të të njëjtit mendim.

Kushtet që lidh Koreja e Veriut me këtë dhe oferta e SHBA janë mjaft larg njera-tjetrës. Koreja e Veriut vazhdon të kundërshtojë faktin se ajo vazhdon të pasurojë Iranin. Ndërmjetësi i Kinës vërtet që i karakterizoi negociatat të suksesshme, por megjithatë pranoi se kjo cështje qendrore mbetet edhe më tej e pazgjidhur:

"Ndryshimet më të mëdha në mendime vazhdojnë të konsistojnë në ekzistencën e një programi për pasurimin e uranit. Ne shpresojmë se kjo cështje do të sqarohet dhe zgjidhet në bisedimet e ardhshme."

Një propozim i SHBA, që parashikon garanci energjitike dhe të sigurisë kundër një ndalimi të të gjitha pajisjeve atomike koreanoveriore, Pheniani do ta shqyrtojë seriozisht, deklaroi përfaqësuesi i Kinës. Nga ana tjetër, edhe Uashingtoni ka pranuar shqyrtimin e propozimeve nga pala kundërshtare. Negociatori i Koresë së Veriut, Kim Kie Gvan kërkoi para gazetarëve dëmshpërblime, përpara se vendi i tij të nisë ngrirjen e programit të energjisë atomike.

Të binte në sy që të dyja palët këtë herë u përpoqën t'i shmangnin sulmet retorike. Madje edhe tërheqjen e vëmendjes nga Koreja e Veriut për një test të mundshëm atomik, përfaqësuesit amerikanë nuk deshën të kuptojnë si kërcënim. Edhe nëse nuk mund të flitet ende për një sukses, u tha në Uashington, ky raund bisedimesh solli përparime. Kina e ka të qartë më shumë se kurrë se në këtë konflikt ajo vërtet mund të ndërmjetësojë, por se hapat vendimtare u mbeten t'i bëjnë kundërshtarët, SHBA dhe Koreja e Veriut.