1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundon kriza parlamentare në Shqipëri

10 Prill 2006

Prej më shumë se një muaji vazhdoi në Shqiperi kriza parlamentare. Por sot u shfrytëzua shanci, që kjo situatë të çbllokohet dhe të merret një vendim.

Parlamenti në Tiranë
Parlamenti në TiranëFotografi: AP

Në Shqipëri morri sot fund kriza parlamentare e cila zgjati prej me shumë se një muaj. Kështu morri fund bllokimi i punimeve nga opozita për shkak të kundërshtimit të saj për mosrespektmin e votës së fshehtë nga maxhoranca e djathtë.

Kompromisi i arritur sot mes paleve solli ndryshim në rregull dhe aplikimin të fshehtë kur këtë e kërkon një grup prej deputetësh.

Opozita e majtë pati bllokuar punimet pasi mendonte se nuk ishte respektuar e drejta e votës së fshehtë. BE i bëri disa herë apel forcave politike parlamentare të gjejnë një kompromis për të filluar aktivitetin legjislativ pasi bllokimi pengonte kryerjen e reformave, për të cilat Shqipëria është angazhuar në kuadër të proceseve integruese.

Situata u rëndua edhe nga kërkesa e kryeministrit dhe liderit të maxhorancës Sali Berisha, për të shkarkuar deputetin demokrat Spartak Ngjela, nga detyra e kryetarit të komisionit parlamentar të ligjeve për mospranimin e disa nismave të tij ligjore, të cilësuara në kundërshtim me Kushtetutën.

Por sot u shfrytëzua shanci, që kjo situate të çbllokohet dhe të merret një vendim. Në seancë të posaçme parlamnetare u votua për ndryshim të rregullores dhe për lejimin e votimit të fshehtë.

Opozita pati sensibilzuar ndërkohë opinionin publik duke theksuar se mungesa e votës së fshehtë e deformon demokracinë parlamentare dhe e shndërron atë në diktaturë të shumicës.