1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundon punimet Konferenca e OKB-s për Klimën

1 Shtator 2007


Pa ndonjë rezultat të rëndësishëm , në kryeqytetin austriak ka përfunduar konferenca pesëditore e Kombeve të Bashkuara për klimën.Delegatët nga 158 vendet diskutuan mbi mundësitë e reduktimit të dyoksidit të karbonit(CO2).Këshilli botëror për mbrojtjen e klimës kishte nënvizuar si të domosdoshme pakësimin e emisionit të gazrave për vendet e industrializuara, nga 25% deri në 40% deri në 2020. Gjatë bisedimeve në Vjenë , Bashkimi europian insistoi për një miratim të këtyre vendimeve. Shtetet e tjera , ndër to, Kandaja,Japonia, Zvicra, Zelanda e Re dhe Rusia u shprehën kundër.Konferenca në Vjenë u zhvillua në prag të Samitit për Klimën që do të mbahet në dhjetor në Bali, ku do të diskutohet rreth një marrëveshje pasardhëse të Protokollit të Kiotos(Kyoto).