1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundon samiti Rusi- BE

18 Maj 2007

Samiti Bashkimi Evropian - Rusi ka përfunduar me konfirmimin e qëndrimeve të ndryshme në problemet dypalëshe

Takimi i nivelit të lartë Rusi-BE në Samara
Takimi i nivelit të lartë Rusi-BE në SamaraFotografi: AP

Kancelarja Angela Merkel tha si kryetare e radhës në Bashkimin Evropian, se gjatë takimit me presidentin Vladimir Putin ishte i rëndësishëm fakti që u bisedua me njëri-tjetrin.

Nuk arrihet gjithnjë që palët të binden në mënyrë të ndërsjelltë, tha Merkel. Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso lavdëroi gjithashtu shkëmbimin e opinioneve. Të dy kritikuan pengimin sot të ardhjes për të demonstruar në Samara të kundështarëve të qeverisë. Putin foli po ashtu për dialog konstruktiv, por shfrytëzoi rastin që të kritikonte shtetet baltike për politikën e tyre ndaj pakicës ruse.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW