1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundon takimi i kryetarëve të fiseve afgane dhe pakistaneze

12 Gusht 2007

Me një thirrje për paqe dhe bashkëpunim ka përfunduar takimi katërditor i kryetarëve të fiseve afgane dhe pakistaneze të mbledhur në Kabul.Presidenti pakistanez Pervez Musharaf, i cili ishte i pranishëm në ditën e fundit të këtij takimi, foli për një ditë historike në marrdhënjet e të dyja vendeve.
Në takimin e Kabulit, rreth 650 delegatë diskutuan mbi mundësitë e ndalimit të dhunës së ushtruar nga anëtarët e El Kaidës dhe talebanëve në zonat kufitare të Afganistanit dhe Pakistanit.
Qeveria afgane kishte kritikuar Pakistanin në këtë konferencë, se nuk po tregohet konseguent sa duhet ndaj terroistëve myslimanë.Musharaf i hodhi poshtë këto akuza dhe ka bërë përgjegjëse qeverinë në Kabul për forcimin e talebanëve.