1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përgatitjet përfundimtare të Eurovision 2011 në Dyseldorf - Portreti i këngëtarit dhe artistit zviceriano-shqiptar Patrick Nuo

7 Maj 2011

Për „countdown" është ndoshta shumë herët, por disa detaje të rëndësishme të „Eurovision 2011" janë që tani të njohura. Përgatitjet për festivalin më të madh televiziv të Evropës, kanë përparuar shumë, dhe në publik thuajse çdo ditë bëhet e ditur diçka e re. Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision është Aurela Gace me këngën e saj "Feel the passion". Lena Mayer-Landrut, fituesja e vitit të kaluar prezantohet këtë vit me këngën "Taken by a stranger." Leon, Jakov

Patrick Nuo (28 vjeç) është aktualisht anëtar i jurisë në spektaklin televiziv gjerman DSDS. Karierën e tij muzikore filimisht e ka bërë mes Luzern-ës dhe Hamburgut , por krahas muzikës ai ka punuar edhe si model dhe artist filmash. Aktualisht ai jeton në Los Anxhelos të SHBA-së. Për më tepër mbi artistin shqiptaro-zvicerian Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë