1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përgjime edhe në kompaninë e hekurudhave në Gjermani?

Frewel, Johannes / Berlin (RBB) NEU4 Qershor 2008

Firma Network Deutschland, e cila u vu në shënjestër në skandalin e përgjimeve në shoqërinë gjermane të telekomunikacionit Deutsche Telekom, sipas gazetës gjermane "Handelsblatt" ka punuar dhe për shoqërinë e hekurudhave

Deutsche Bahn
Deutsche BahnFotografi: AP

Koncerni shtetëror ka pranuar se ka "marrëdhënie biznesi" me kompaninë berlineze e cila është e specializuar në sigurinë e komunikimit në firma. Në luftën kundër korrupsionit hekurudha "në raste të veçanta dhe sipas rregullave të lejuara nga kuadri ligjor ka shfrytëzuar edhe ekspertizën nga jashtë", citon gazeta një zëdhënës të koncernit. Të martën pasdite (3.6.) Deutsche Bahn u prononcua mbi akuzat.


Marrëdhënie pune me detektivët ekonomikë të firmës Network Deutschland të polemizuar për shkak të përgjimeve tek Telekomi ka patur. Këshilli Mbikqyrës dhe gazetarët megjithatë nuk janë përgjuar - kjo është linja e qartë e Deutsche Bahn.


Nga viti 1998 deri në vitin 2007 koncerni e kishte ngarkuar firmën e detektivëve të ekonomisë me raste që nuk ishin zgjidhur nga departamenti i sigurisë brenda koncernit apo nga revizioni i brendshëm. P.sh. për të zbuluar raste korrupsioni apo për kërkimin e lokomotivave të vjedhura, thotë shefi i sapo zgjedhur i departamentit për luftën kundër korrupsionit tek Deutsche Bahn, Volfgang Schaupensteiner:


"Edhe kur p.sh. lëvruesit e Deutsche Bahn AG kanë lidhje të afërta me Scientology edhe këtu është e nevojshme ekspertiza nga jashtë për të kryer hetime. Nuk ka patur dhe kjo duhet theksuar asnjë porosi për sigurim të dhënash që nuk janë të hapura për publikun."


Kjo nuk do të thotë se firma e detektivëve ekonomikë nuk ka mbledhur të dhëna të tilla por vetëm që shefi për luftën kundër korrupsionit nuk ka aktualisht të dhëna se koncernit i janë ofruar të tilla informacione. Si rregull departamenti i koncernit për sigurinë ka për detyrë të zbulojë daljen e informacioneve të fshehta nga firma. 430 raste të tilla korrupsioni ka patur vitet e shkuara. Në 43 raste me hetimet është ngarkuar firma e detektivëve ekonomikë e cila është shpërblyer me 800.000 euro për shërbimet e saj. Shefi i departamentit të sigurisë së shoqërisë së hekurudhave Schaupensteiner shpjegon:


"Nuk është fjala për vëzhgim. Kjo do të nënkuptontë një hetim me detektivë të punonjësve tanë. Kjo nuk ka ndodhur. Sigurisht kur hetohet mbi persona të veçantë si p.sh. në rastet e daljes së informacioneve pra tradhti ndaj firmës atëherë merren masa. Pra kryhen hetime. Ato nënkuptojnë edhe kontrolle të veçanta të cilat janë të lejuara, madje të detyrueshme. Çdo neglizhim do të ishte i ndëshkueshëm penalisht. Por nuk ka në asnjë mënyrë mbikqyrje të organizuar e të gjerë të postës elektronike."


Hetimet e brendshme vazhdojnë në kompaninë e hekurudhave. Por situata sipas informacioneve aktuale nuk është e krahasushme me skandalin e përgjimeve të Telekomit.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW