dOCUMENTA - Art pa kufi
30 Korrik 2012
Shumë bar ka mbirë javët e fundit – jo vetëm duke spekulluar përpara këtij edicioni të dOCUMENTA-s, Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit Modern dhe Bashkëkohor e cila mbahet çdo pesë vjet në Kassel të Gjermanisë.
Bari gjithashtu është rritur edhe në kodrën e veprës së artistit kinez Song Dong. Është një kodër e gjelbër e mbuluar me mbeturina të kopshtit, dhe që absolutisht tërheq si me magnet vizitorët. Bimët yucca po mbijnë pranë rrepave e lakrave, dhe lulet e shndritshme blu janë ndërthurrur me lule të verdha.
Një vizitore u tregon të gjithëve me neveri “rrobat e zisë“, duke spekulluar se punimi artistik është një paralajmërim për të gjithë kopshtarët potencialë. Shenjat e vogla me "Bëj" dhe "Asgjë" të shtypura në to janë pothuajse tërësisht të fshehura nën gjelbërim, por duket se konfirmojnë sugjerimin e saj.
Sidoqoftë, artisti ka një qëllim tjetër në mendje: Ai donte të nxiste njerëzit që ata të ishin më të kujdesshëm me burimet e tyre, edhe kur janë të pavlefshme si mbeturinat e kopshtit. Puna trajton një prej pyetjeve kryesore të edicionit të 13-të të dOCUMENTA-s: si të sillemi me Planetin Tokë.
Dashuri, liri dhe flutura
Një grup nxënësish të klasës së parë ngjeshet para një shtrati lulesh, i cili duket si një pikturë e kthyer në realitet, pikturë e piktorit të Rilindjes Albrecht Dürer. Artistja gjermane Kristina Bush e quajti punimin e saj "I dashuri", dhe ngjan më tepër se çdo gjë tjetër si një ishull bimësh.
Kristina Buch ndodhet në Kassel që nga muaji mars, duke u kujdesur për kopshtin dhe lëshimin e përditshëm të fluturave. Artistja, e cila studioi biologji dhe teologji përveç artit, e sheh kontributin e saj si një akt angazhimi që është jashtëzakonisht kalimtar, si jeta e shkurtër e një fluture. Megjithatë, ose pikërisht për shkak të kësaj, ky është një "simbol ideal i lirisë".
"Kopshti i saj i fluturave nuk është i barabartë me tokën, por ai ngrihet, duke i çuar kafshët dhe bimët në nivelin e syrit dhe duke bërë që vizitorët të largohen me pikëpamjet e tyre antropocentrike. Një ndryshim radikal në perspektivë është vetëm një kërkesë e këtij edicioni të dOCUMENTA-s, i cili ka gjithashtu për qëllim të zgjerojë fushën e artit në të gjitha drejtimet.
Më shumë se 160 artistë u ftuan për të kontribuar me punët e tyre në shfaqjen e Kasselit, dhe kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë punë në natyrë. Shumë prej tyre gjenden në hektarin e 125-të madhështor ( më shumë se 300 akër) në Parkun Karlsaue. Në një kopsht të tillë të mahnitshëm, nuk është e vështirë për të lëkundur ankthin e dikujt drejt artit bashkëkohor. Vizitorët mund të shëtisin përgjatë rrugëve të rreshtuara me pemë, duke humbur në labirinthet e artit, si në përrallat e vëllezërve Grim.
Spektatorë të jetës dhe vdekjes
Një siluetë femërore e rrethuar nga bimë mishngrënëse qëndron mes një grumbulli plehrash. Koka e saj është fole bletësh që gumëzhijnë. Një qen i bardhë me një këmbë rozë ruan punën e artistit francez Pierre Huyghe të quajtur "Untilled." Kjo është një pamje e rritjes dhe kalbëzimit, e jetës dhe vdekjes. Arsyen e pranisë së qenit nuk e di askush. Por çfarëdo që të nënkuptojë, një gjë është e qartë: ky edicion i dOCUMENTA-s po lë gjurmë.
Punimet e tjera janë më të lehta për t´u kuptuar. Sam Durant ndërtoi një palestër në xhungël, që pasi e inspekton nga afër, kupton që është pjesë gjigande e skelës. Ata janë shembuj të shkallëve të së vërtetës, të përdorura nga njësitë e ekzekutimit në historinë e Shteteve të Bashkuara. Gijotina që përdoreshin për ekzekutimin e amerikanëve të lindur në Dakota në vitin 1862, dhe për Sadam Huseinin në Irak në vitin 2006.
Ndërtesa qëndron në kulmin e sheshit qendror në Karlsaue, dhe në njëfarë mënyre është simbol i historisë Absolutiste të arsyeve - dhe epoka e gijotinave në Europë. Ka një koment të fortë për dënimin me vdekje, ende platforma e saj ofron një pamje të gjerë të parkut me stil anglez dhe simbolizon një perspektivë të re në qeniet njerëzore dhe natyrën. Tribuna Durham është një nga punimet e shumta artistike në Kassel që gjithashtu tregon për historinë e vendndodhjes së dOCUMENTA-s.
Fuqia shëruese e artit
Shfaqja e këtij viti është veshur nga nocioni i fuqisë shëruese të artit, reflektuar në moton e saj "Kolaps dhe rimëkëmbje". Kjo mund të shihet në aspektin e domethënies politiko-historike, ose në kontekstin e sëmundjes dhe shërimit.
Një radhë është krijuar përpara "Sanatorium", veprës së artistit meksikan Pedro Reyes, ku vizitorët mund të "pranojnë" veten dhe të përzgjedhin 15 lloje të ndryshme terapish, nga ulëritja paraprake deri tek ngjarjet Fluxus. Shaka apo një mendim i fshehtë? Reyes do të pëlqente ta trajtonte sëmundjen urbane si stres, vetmi dhe frikë. Vizitorët reagojnë ndaj punës së tij në një pafundësi mënyrash. Disa ia plasin gazit, ndërsa të tjerët u zbulojnë çdo sekret të jetës së tyre artistëve të rinj që drejtojnë seancat.
Një hapësirë e ndarë
Rezervati natyror më i këndshëm në dOCUMENTA shtrihet përtej Karlsaue në shtëpinë Huguneots. Dikur rezidencë e borgjezisë, ajo më pas u kthye në një hotel para se të shkatërrohej nga lufta. Tani, gjithsesi, artisti amerikan i instalacionit, skulptori dhe aktivisti Theaster Gates nga Çikago i ka hequr thelbin dhe ka restauruar ndërtesën, duke i dhënë asaj jetë të re si rezidencë për pjesëmarrësit e programeve për nxitjen e punësimit, nga Çikago dhe Kassel.
"Kjo mund të përfundojë së qëni ndërtesa me pamjen më seksi në Kassel", predikonte Gates. Dhe është faktuar se është e vërtetë. Projektimi me mobiljet më të mira dhe punimet janë lënë jashtë nga materialet e hedhura të zyrave të shkatërruara të Çikagos. Në këtë vend, historia e shtëpisë përzihet me atë të njerëzve me ngjyrë (Black Power- Slogani i lëvizjes për të drejtat e afroamerikanëve në vitet 60-të).
Ekranet e sheshta të muzikës performojnë në letrat e murit me lulëzim venitës. Këtu mbahen rregullisht koncerte, duke e mbushur shtëpinë me muzikë. Dy gra të moshuara lëvizin në drejtim të një tjetër aktiviteti në një zgjatim avant-garde të Hollywoodit. Një grup vizitorësh japonezë futet vjedhurazi brenda dhomës së fjetjes së një banori të ndërtesës, teksa ky i fundit po pi një gllënjkë çaji të ftohtë në kuzhinë. Të gjitha në një, në një vend, ku praktikisht secili do të donte të hynte - një formë e re komuniteti ku njerëzit jetojnë, punojnë dhe luajnë së bashku.
Është vetëm një nga punët e shumta mbresëlënëse që mund të gjendet në këto kohë në dOCUMENTA, dhe ju duhen ditë për të parë të gjithë sipërfaqen. Edhe atëherë, nuk do të keni mundësi për të krijuar një ide të plotë dhe të qartë rreth konceptit "Rënie dhe rimëkëmbje", por mund të shijoni kozmosin egërsisht zvarritës të shprehjes artistike. dOCUMENTA ndonjëherë është mistike, shpesh politike, por e lidhur gjithmonë me kërkesën e të menduarit të gjërave - një kërkesë të cilën vizitorët e përmbushin gjithmonë.