1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përkujtohen viktimat e Holokaustit në Gjermani

Bernd Gräßler28 Janar 2007

Që nga viti 1996 në Gjermani, ashtu si kudo në botë, në fund të janarit përkujtohen viktimat që shkaktoi Holokausti. Shkak është përvjetori i çlirimit të kampit të përqëndrimit në Ausshvic më 27 janar 1945.

Lule në Buchenwald
Lule në BuchenwaldFotografi: AP

Terrori i nacional-socializmit shkaktoi vdekjen e rreth 6 milionë hebrejve. Qeveria gjermane hapi në vitin 2005 një monument përkujtimor për hebrejtë e vrarë në Evropë.

Monumenti përkujtimor të Holokaustit në Berlin, një fushë rreth 20.000 metra kuadratë e madhe në qendër të qytetit, është mbushur me dëborë. Në disa nga 2.700 shtyllat e betonit të këtij monumenti, janë vendosur atoporlantë.

"Nga 54.000 njerëz që u transportuan me trena, vetëm 1200 u kthyen gjallë."

Këto janë tregimet e atyre që e mbijetuan kampin e përqëndrimit Ausshvic. Pranë ndërtesës së parlamentit gjerman, flamujt janë ulur në gjysmështizë. Monumenti për përkujtimin e hebrejve të vrarë është në mes të kryeqytetit dhe është ktyher në qendër të vëmendjes së vizitorëve nga e gjithë bota.

"Unë vij nga Irlanda dhe erdha të shoh monumentin përkujtimor të Holokaustit."

Ndërkohë disa të tjerë thonë:

"Ne vijmë nga Danimarka dhe kemi ardhur këtu sepse ky është një vend historik. Ne erdhëm posaçërisht për shkak të kësaj date në Berlin. Kushdo që vjen në Berlin duhet të vijë këtu, sepse kjo është pjesë e historisë gjermane."

Rreth 10.000 njerëz vizitojnë çdo ditë këtë vend historik dhe dega e turizmit ka nxituar të hapë kudo kafene, restorante të vogla si edhe dyqane me suvenirë. Ndërkohë në anën veriore po ndërtohet ambasada e re amerikane dhe zhurma makinerive të ndërtimit është zhurdhuese. Pyetja nëse ky është vendi i duhur për të kujtuar miliona njerëz të vrarë, ka kohë që po shtrohet edhe nga Uve Neumärker, drejtori i fondacionit të monumentit përkujtimor:

"Këtu nuk mund të rrihet si një një vend të qetë, ahtu siç ishte menduar në fillim. Por në rast se e marrim seriozisht principin e këtij monumenti historik, në mes të kryeqytetit gjerman, pra në mes të jetës, ashtu sic ndodhi edhe Holokausti, atëherë këtu është vendi i duhur."

Këtë fundjavë këtu ka ardhur edhe Andrea Lührs me djalin e saj nga Hamburgu. Ajo nuk ndjehet dhe aq mirë kur flet:

"Eshtë e vështirë të ecësh mes rrugëve të ngushta të fushës blot shtylla betoni. Nga larg duket e çuditshme por kur ecën mes këtyre shtyllave ndjen frikë. Këtu është si në një labirint, të paktën kështu e interpretoj unë. Ky ndërtim ka si qëllim të tregojë se atëherë nuk ishte asnjë alternativë për të dalë që aty. Kështu e përfytyroj unë."

11 apo 12 kryqe naziste që janë vizatuar në rreth 2.700 shtyllat e betonit janë larguar që aty që prej majit të vitit 2005. Qeveria gjermane ka ndaluar çdo formë demonstratash ekstremiste të djathta në vendin përkujtimor.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW