1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përmasa të pa tolerueshme të dhunës në familje në Shqipëri dhe Maqedoni & Festivali Go - East

1 Maj 2009

Vitet e fundit janë shtuar në masë në Shqipëri rastet e denoncimit të dhunës në familje. Për vitin 2006 janë paraqitur 53, ndërsa në vitin 2007 60 raste të dhunës në familje. Në vitin 2008 numri është shtuar në 69 raste të denoncuara. Sipas shoqatave joqeveritare, rastet e dhunës në familje, kryesisht ndaj gruas, kanë një rritje prej afro 5 %. Shoqatat apelojnë për një bashkëpunim dhe koordinim më të mirë të punës, në drejtim të rritjes së besimit të viktimave të dhunës në familje, dhe institucioneve përkatëse, OJF-ve e organeve shtetërore.

Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të gruas dhe institucionet kompetente në Maqedoni i kanë rënë alarmit për shkak të numrit tepër të lartë të dhunës në familje, ku viktimat janë gratë dhe fëmijët. Papunësia, alkoholi dhe traditat e këqija janë ndër shkaqet kryesore të dhunës në familje. Ministria e punës dhe politikës sociale në Maqedoni ka hapur këshillimoren e parë për mbrojtjen e viktimave.

Festivali i filmit Go-East në ëiesbaden të Gjermanisë u kushton vëmendje të madhe dhe u ofron talenteve të reja një program kualifikimi. Programi realizohet për të katërtën herë, ndërsa përkrahen kryesisht studentë nga Europa Lindore dhe Qendrore.

Autor: Leka Plani/Fatos Musliu/Eva Klosi.

Redaktor: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë